E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar në Nju Jork një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësues i lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-s

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar në Nju Jork një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësues i lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, z.Javier Solana.

Në fillim të takimit, z.Nano ka vlerësuar kontributin e z.Solana në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BE-së.

Biseda midis dy personaliteteve është përqendruar në zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. Z.Solana ka përshëndetur rolin e Shqipërisë si një aktor i rendesishem dhe konstruktiv në rajon. Ai ka vlerësuar rolin dhe iniciativat e ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare për të nxitur stabilitetin, paqen dhe bashkëjetesën në rajonin e Ballkanit.

Duke u ndalur në këto zhvillime, z.Nano ka theksuar se marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë një nga akset themelore të politikës së jashtme të Shqipërisë. Qeveria Shqiptare i ndjek me vëmendje zhvillimet e ndryshme në rajonin tonë. Me aktivitetin, qëndrimet dhe politikën e saj, - është shprehur z.Nano -Shqipëria është bërë jo vetëm nxitëse dhe mbështetëse, por edhe prodhuese e stabilitetit rajonal. Ne po punojmë sëbashku me vendet e rajonit nëpërmjet strukturave të specializuara për të luftuar krimin, trafiqet e paligjshme, menaxhimin e sigurtë të kufijve dhe ky bashkëpunim do të sjellë progres për të gjithë rajonin ne rrugen e inegrimit europian.

Z.Nano ka theksuar se Shqipëria ka të njëjtin përkushtim dhe vullnet për përmbushjen e reformave të gjithanshme në vend, që do ta sjellin Shqipërinë më afër standarteve të BE-së. Nga ana e tij, z.Solana ka ritheksuar idenë e promovuar në Samitin e Selanikut se dyert e BE-së janë të hapura për Shqiperine si dhe per vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dy autoritetet kanë ndarë të njëjtat pikëpamje për vazhdimin e thellimit të reformave integruese dhe forcimin kapaciteteve institucionale me standartet e BE-së.

Kryeministri Nano e ka njohur gjithashtu z.Solana me situatën e përgatitjeve për procesin e ardhshëm zgjedhor dhe ka ritheksuar angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë dhe të maxhorancës që ai drejton për të kontribuar për realizimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me standartet nderkombetare.

Ne takim Z.Solana është shprehur se së shpejti do të vizitojë Tiranën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›