Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne një takim të vecantë pune Ambasadorët e Trojkës së Bashkimit Europian,si dhe perfaqesuesin e SH.B.A dhe OSBE ne Tirane. Në fillim të takimit, Kr
Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne një takim të vecantë pune Ambasadorët e Trojkës së Bashkimit Europian,si dhe perfaqesuesin e SH.B.A dhe OSBE ne Tirane.
Në fillim të takimit, Kryeministri Nano u shpreh se qeveria shqiptare është e hapur për partneritet dhe besim, pasi kjo i shërben arritjes së objektivave dhe mundëson një bashkëpunim më të frytshëm. "Shqipëria dhe BE kanë vendosur tashmë mekanizmat e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, si Kuadri i Procesit të Stabilizim-Asociimit me të gjithë elementet e tij, raundet e negocimit, takimet BE-Ballkani Perëndimor në nivel ministerial, takimet Trojka BE- Shqipëri, etj", theksoi kryeministri, duke evidentuar gjithashtu nevojën për dinamizimin e tyre.
Kryeministri ka vleresuar se deklaratat dhe mesazhet e përcjella nga BE qeveria shqiptare i ka vlerësuar si mbështetje dhe nxitje, duke u angazhuar për realizimin e detyrimeve që përmban afrimi me Unionin Europian.
Kryeministri Nano dhe Ambasadorët e Trojkës Europiane ndanë të njëjtën mendim se këto mesazhe shërbejnë si një nxitje për të gjithë faktorët në vend, për të kontribuar bashkarisht,politika dhe shoqeria civile në këtë proces të rëndësishëm per te ardhmen europiane te Shqiperise.
Kryeministri theksoi se Hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit në kuader të Partneritetit Europian, duke nënvizuar se kjo eshte nje prove tjeter e angazhimit te plotë të qeverisë për mbylljen e negociatave me sukses.Ky proces tha zoti Nano do te ndikoj qe te diskutohet tashme mbi objektivat dhe ceshtjet konkrete dhe permbushjen e tyre sipas standarteve te kerkuara.
Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje se qeveria si deri tani do te vazhdoje me vullnet të plotë luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, reformat në gjyqësor, luftën kundër informalitetit, implementimin e strategjisë së menaxhimit të integruar të kufirit, etj. Kryeministri theksoi se të gjitha këto duhen parë në progres dhe arritjet janë të dukshme.
"Perspektiva europiane është një motiv që mban gjallë tempin e reformave dhe ne jemi mirënjohës për faktin se perspektiva europiane e Shqipërisë është tashmë realitet fale bashkepunimit te ngushte me ju", vijoi më tej kyeministri.
Duke u ndalur ne zgjedhjet e ardhshme zoti Nano tha se qeveria shqiptare është e angazhuar, për të siguruar një proces elektoral plotësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare, për të garanuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Per ne jane te rendesishme standartet sesa rezultati i tyre, tha kryeministri.
Nga ana e tyre, Ambasadorët e Trojkës Europiane theksuan se do të vazhdojnë të mbështesin dhe bashkepunojne me qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj realizimin e reformave integruese te Shqiperise.