E Diel, 1 Nëntor 2026

Në përmbyllje të vizitës në SHBA, Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në Boston me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi ësht

Në përmbyllje të vizitës në SHBA, Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në Boston me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi është zhvilluar në Universitetin e Masachuset si një bashkëbisedim i lirë dhe miqësor mbi jetën, punën dhe integrimin e tyre në jetën e përditëshme. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë përfaqësues të diasporës së vjetër dhe të re dhe studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në Universitetin e Bostonit. Ne kete takim Kryeministri është shoqëruar ndër të tjerë dhe nga At Artur Liolin, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Boston.

"Për mua kjo është një ditë e veçantë që të shoh të mbledhur bashkë këtu, në Boston, diasporën e re dhe të vjetër. Pavarësisht se jeni mirë apo kilometra larg njëri tjetrit, pavarësisht nga arsyet që kanë shtynë secilin prej jush të vendoset në Amerikë, simpatitë apo bindjet politike të çdo njërit, ju jeni dhe do të mbeteni të lidhur me mish e me shpirt me atdheun tonë të dashur e të shtrenjtë, Shqipërinë", tha në fjalën e tij z.Nano.

Më pas, Kryeministri Nano i ka njohur ata me zhvillimet në Shqipëri gjatë periudhës së administrimit të pushtetit nga Koalicioni për Integrim për arritjen e prioriteteve kombëtare, integrimin në BE dhe NATO. "Dy janë aspektet kryesore ku orientohet Shqipëria, reformat integruese në BE dhe NATO. Ne po punojmë për të forcuar kapacitetet e institucioneve, të forcojmë institucionet ligjore dhe strukturat perkatese në luftë kundër fenomeneve negative, trafiqeve e paligjshme, krimit të organizuar, terrorrizmit global". Në këtë funksion, Kryeministri Nano ka vlerësuar të rëndësishëm konsensusin nga të gjitha palët, politika dhe shoqëria civile, për të kontribuar për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike.

Në administrimin e reformave, - ka vazhduar më tej z.Nano, - kemi parasysh dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe reduktimin e varfërisë. "Shqiptarët kanë një shpirt sipërmarrës. Tashme kemi shtatë vjet që njohim rritje të GDP, me një ritëm më të lartë se të gjitha vendet e rajonit. Tregu shqiptar është i vlerësueshëm dhe këtë e tregojnë investimet e fundit nga kompani prestigjoze ndërkombëtare në Shqipëri. Dinamika e këtij tregu orientohet nga ekonomia private, e cila mbulon 80% të GDP. Aktualisht po investojmë në dy drejtime të rëndësishme në infrastrukturë, energji, telekomunikacion dhe së dyti, në arsim dhe shëndetësi, duke shfrytëzuar të gjitha resurset në këto dy drejtime prioritare", tha ai.

Duke iu drejtuar studentëve, Kryeministri Nano tha se ata janë prova e integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në botën globale. Kryeministri i ka ftuar studentët për t'u kthyer për të punuar në administratën publike, por edhe në kompanitë private që operojnë në Shqipëri. Kryeministri i ka njohur ata me inisiativat e qeverisë në këtë drejtim, të cilat po japin rezultate të dukshme në rritjen e numrit të studentëve që kanë përfunduar studimet në universitetet e njohura ndërkombëtare në administratën publike.

Duke u ndalur në ççshtjen e reformave që po kryhen në vend z.Nano tha se "reformat kanë kosto ekonomike dhe sociale por ne jemi të vendosur t'i vazhdojmë ato për të dinamizuar më tej rrugën tonë të integrimit drejt BE. Kjo është rruga e te ardhmes europiane dhe nuk ka kthim mbrapa", tha z.Nano.

Kreyeministri i është drejtuar bashkëatdhetarëve në Boston si ambasadorë nderi, ambasadorë të lidhjes e miqësisë mes dy vendeve, që kontribuojnë për forcimin e marrëdhënive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Kryeministri Nano tha se vendet e tij po bashkëpunojmë me njëri tjetrin për të rritur paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova tashmë po punon më e sigurt dhe po ecën drejt afrimit me BE. Përcaktimi i statusit europian të saj do tí jepte fund paradoksit të shtatë kryeqyteteve dhe pesë shteteve në rajonin tonë, tha Kryeministri.

Gjithashtu Kryeministri është ndalur dhe në zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri dhe shprehu bindjen se ky proces do të jetë në standartet ndërkombtare dhe demokratike.

Në Universitetin e Masachuset studiojnë 60 studentë shqiptarë, të cilët Kryeministri Nano i ka konsideruar një potencial të madh që promovojnë dhe nderojnë vlerat e kombit tonë. "Të bashkojme vlerat tona me te mira , - tha Kryeministri, - në interes të atdheut tonë. Shqipëria nuk është më vendi i kaosit, destabilietit, por përkundrazi tashme ai është vendi që përcjell siguri, stabilitet dhe paqe në rajonin tone dhe me gjere. Të gjithë do të punojmë sëbashku për të mbartur vlerat e kulturës sonë kombëtare"

Gjatë qëndrimit në SHBA Kryeministri është takuar gjithashtu dhe me Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro- Amerikan.

Kryeministri ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diten e dielë Kryeministri kthehet në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›