Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë, Përfaqësuesin e OSBE-së në Tiranë, z.Osmo Liponen, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri. Kryemini
Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë, Përfaqësuesin e OSBE-së në Tiranë, z.Osmo Liponen, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Kryeministri Fatos Nano, në fillim të këtij takimi, shprehu vlerësimet për rolin dhe kontributin që ka sjellë OSBE në ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri, si dhe në përpjekjet e përbashkëta në reformën zgjedhore.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me zhvillimet pozitive që ka bërë Shqipëria sidomos gjatë viteve të fundit, në drejtim të ecurisë së reformave politike dhe ekonomike, të cilat kanë gjeneruar në mënyrë konstante stabilitet politik dhe ekonomik, në funksion të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
Gjithashtu, Kryeministri Nano rikonfirmoi vullnetin politik dhe angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me OSBE-në, këtë organizatë të rëndësishme, që sjell kontribute reale në sigurinë europiane. Sipas zotit Nano, ky bashkëpunim në mënyrë të veçantë për procesin zgjedhor kondiserohet si një pjesë e rëndësishme e përgatitjes për avancimin e procesit të Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë në BE, deri në anëtarësimin e plotë.