E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Qëndrës së Formimit Profesional në Elbasan. Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministrja

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Qëndrës së Formimit Profesional në Elbasan.

Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministrja e Punës dhe eÇështjeve Sociale, Valentina Leskaj, ministri i Industrisë dhe Energjitiks, Viktor Doda, ministri i Transprotit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, etj.

Rikonstruksioni është investim i Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale, me një fond të parashikuar prej 58 850 000 lekë. Në këtë qendër do të kryhen kurse profesionalë për komjutera, rrobaqepësi, gjuhë të huaja etj.

Kryeministri Nano vizitoi mjediset e Qëndrës që do të ristrukturohet.

Në këtë ceremoni, Kryeministri Nano mbajti një fjalë.

"Të nderuar miq,

Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin dhe kënaqësinë për fillimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Rajonale të Formimit Profesional, Elbasan, një vepër e rëndësishme sociale, e cila do t'i ofrojë shërbime jo vetëm komunitetit të qarkut të Elbasanit, por të rinjve dhe popullsisë së të gjithë vendit, duke krijuar dhe nxitur tregun profesional të punës. Sapo vij nga inaugurimi i Uzinës sëÇeliqeve dhe Petëzimit, që ka punësuar tashmë 500 qytetarë elbasanas dhe do të vazhdojë të punësojë të tjerë me zgjerimin e aktivitetit.

Formimi dhe arsimimi profesional përbën një ndër prioritetet e rëndësishme të Qeverisë në fushën e zhvillimit dhe të mbrojtjes sociale. Ky prioritet është një ndër indikatorët e politikave të reja dhe aktive të punësimit, që ne kemi filluar të zbatojmë. Këto politika synojnë integrimin dhe përshtatjen me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, jo vetëm të formim-kërkuesve të rinj, por të gjithë shtresave të popullsisë. Pra, ne po u përgjigjemi jo vetëm kërkesave e nevojave që burojnë nga reformat strukturore, por edhe nga adoptimi i teknologjive të reja të prodhimit e të shërbimeve.

Në këtë kontekst, formimi profesional dhe shërbimet e tjera të punësimit duhen konceptuar, vlerësuar e zbatuar jo thjesht si shërbime amortizuese të pasojave të privatizimit e reformave, por si politika aktive të zhvillimit ekonomik e social të vendit. Politikat dhe masat e fundit të Qeverisë në fushën e zhvillimit social synojnë konsolidimin e një sistemi të mirëqënies shoqërore, duke garantuar një zhvillim harmonik të politikave të punësimit, pensioneve dhe shërbimeve sociale dhe duke synuar forcimin e kohezionit social, si një vektor i rëndësishëm i stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit. Përfundimisht, kjo rrugë që kemi zgjedhur do t'i largojë qytetarët nga përfitimi pasiv i asistencës sociale dhe do t'i integrojë ata gradualisht në tregun e punës.

Këto prioritete dhe objektiva të Qeverisë janë konkretizuar në dokumentet kryesore të programimit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vëndit, sidomos në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social si edhe Strategjitë sektoriale. Ne sot nuk bëjmë gjë tjetër përveç se kalojmë nga fjalët në vepra, duke vënë gurin e parë të themelit për një ndër qëndrat më të mëdha të formimit profesional në Shqipëri, e cila do të ofrojë kurse formimi ne 33 profesione, të cilat u përgjigjen kërkesave të tregut të sotëm dhe të ardhshëm të punës.

Kjo Qendër që po përurojmë në Elbasan sot nuk do të jetë e vetmja. Gjatë vitit 2003 do të ngrihen qëndra të reja publike të formimit profesional edhe në Fier dhe Shkodër. Me ndërtimin e tyre kapacitetet formuese do të vijnë gjithnjë në rritje, me synim trainimin deri ne vitin 2006 të më shumeë se 16000 formim-kërkuesve në vit, rreth një e treta e të cilëve do të përgatiten në këtë qendër. Për këtë projekt buxheti i shtetit ka parashikuar 240 milionë lekë, nga të cilat për fazën e parë do të akordohen 60 milion.

Resurset natyrore dhe njerëzore si edhe tradita Elbasanase në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve arsimore do të ndikojnë pozitivisht në rezultatet e shpejta e vizible të kësaj qendre, duke iu përgjigjur në kohë nevojave për teknologji e shërbime të reja të Korridorit Tetë, një arterie e rëndësishme që do të përshkojë këtë rajon. Ish "Uzina metalike", nga një godinë e degraduar, do të shndërrohet së afërmi në një Qendër Formimi Profesional të nivelit bashkëkohor, nga më modernet në vend. Përfitoj nga ky rast të vlerësoj dhe përgëzoj bashkëpunimin e shkëlqyer të Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale me Bashkinë e Elbasanit për konkretizimin e kësaj nisme të rëndësishme për zhvillimin perspektiv të Elbasanit e të rajonit.

Ashtu si deri sot, Qeveria do të zgjerojë bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë për zgjerimin e kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe infrastrukturore, të cilat do t'i kontribojnë transferimit të know how dhe krijimit të shanseve reale të shqiptarëve për t'u integruar me dinjitet e standarte.

Ne po kalojmë në një dimesion më human të zhvillimit të politikave e shërbimeve sociale, duke iu adresuar jo thjesht shifrave e indikatorëve, por direkt qytetarëve. Integrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve e kapitaleve po shndërrohet nga sfidë n një shans, oportunitet dhe alternativë për të gjithë qytetarët. Jo më larg se nesër në Elbasan do të zhvillohet një tjeter aktivitet i rëndësishëm i UNDP ku kontributorët kryesorë janë direkt qytetarët dhe autoritetet lokale, dhe që synon arritjen e standarteve moderne në fushën e punësimit, mirëqënies, ruajtjes së ambientit etj. Me ç'duket të qënurit kërthiza e Shqipërisë po fillon të sjellë edhe frutet e veta pozitive që mbeten në gjithë këtë zonë, perveç ballokumeve që zakonisht ia hanë të gjithe ata që ftohen në festë.

Më lëjoni t'ju jap edhe një lajm tjetër të gëzuar. Dje, nga bashkëpunimi i shkëlqyer që kemi me qeverinë italiane u miratua dhe do të nisë financimi i spitalit të ri të Elbasaniit, me 3.2 milionë Euro. Të gjitha këto janë investime për qytetarët, janë investime sociale, janë investime për shëndetin, për mirëqënien, për punësimin dhe trajnimin e qytetarëve, të cilët duhet të jetojnë më gjatë se qeveritë, në vendin e tyre, në Shqipërinë që po integrohet në Europë.

Për të bërë të mundur realizimin e plotë të këtij projekti që po startojmë sot, do të duhet një impenjim i madh dhe i vazhdueshëm nga të gjithë: Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale, pushteti vendor dhe ju përfaqësuesit e këtij komuniteti kaq të qytetëruar dhe kaq konkurues në të gjithë historinë e Shqipërisë. Jam i bindur që ky impenjim do të jetë maksimal nga secili dhe i të gjithëve bashkë.

E ndërtofshi sa më shpejt dhe e gëzofshi këtë vepër të rëndësishme!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›