E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar pjesemarres, Fillimisht, dua t'Ju falenderoj per interesin dhe pjesemarrjen tuaj, ne pergjigje te fteses sone, ne kete tavoline te rendesishme pune me teme "vleresimin dhe rishikimin e

Te nderuar pjesemarres,
Fillimisht, dua t'Ju falenderoj per interesin dhe pjesemarrjen tuaj, ne pergjigje te fteses sone, ne kete tavoline te rendesishme pune me teme "vleresimin dhe rishikimin e kuadrit ligjor per financimin e partive politike dhe te fushatave zgjedhore".
Ashtu si dhe iniciativa e dites se djeshme ne lidhje me ceshtjen e konfliktit te interesave, keto dy iniciativa te rendesishme dhe te ndjeshme pasqyrojne nje perpjekje te qeverise per te vazhduar ne drejtim te nderhyrjeve te qenesishme qe do t'i japin nje dimension te ri parandalimit dhe luftes kunder korrupsionit dhe plotesimit te normave te shtetit te se drejtes me parimet dhe standardet bashkekohore demokratike.
Ne kete aspekt, nisur edhe nga rendesia e temave te shtruara per diskutim, ftesa per bashkepunim e partnereve kryesore dhe aktoreve te interesuar per rishikimin dhe venien ne zbatim te ketyre iniciativave te rendesishme jane nje prove e nevojes se forcimit te metejshem te frymes se partneritetit, konsensusit, bashkeveprimit dhe debatit, qe duhet te na karakterizoje te gjitheve kur behet fjale per ceshtje te tilla te rendesishme te funksionimit te sistemit demokratik.
Eshte fakt i pamohueshem per te cilin duhet te jemi te vetedijshem se vecanerisht parandalimi dhe lufta kunder korrupsionit nuk mund te konceptohet pa bashkeveprimin e te gjitheve, megjithe pergjegjesite specifike te secilit aktor. Ceshtja e forcimit te integritetit anashkalon ndarjet e partive politike dhe duhet te jete dicka per te cilen te gjithe palet duhet te bien dakord.
Pare ne kete kendveshtrim, jam i bindur se pergjegjesia e gjithsecilit i tejkalon konsideratat ligjore dhe perben keshtu edhe nje pergjegjesi etike. Ne planin ligjor dhe etik, opinioni publik ka aspirata te larta perkundrejt klases politike dhe per pasoje ato pasqyrohen ne nivelin e besimit te publikut i cili eshte esencial per funksionimin e institucioneve demokratike.
Partite politike luajne ne sistemin institucional aktual nje rol te rendesishem ne jeten politike te vendit.
Partite politike kontribuojne fillimisht ne shprehjen e votes dhe te zgjedhjes. Kushtetuta e sanksionon ne menyre te qarte kontributin e partive politike ne funksionimin e mire te parimeve demokratike, ne radhen e pare te te cileve eshte shprehja e votes se qytetareve. Ekzistenca e partive politike shfaqet ne fakt si nje kusht i domosdoshem ne zhvillimin e duhur te zgjedhjeve, vecanerisht atyre legjislative.
Partite disponojne logjikisht nje numer te drejtash. Kushtetuta u njeh atyre te drejten e formimit dhe te veprimit politik ne liri te plote ne perputhje me parimet demokratike (neni 9).
Nga pikepamja kushtetuese, eshte pra si ekzistenca e partive politike ashtu edhe pluralizmi i domosdoshem qe favorizon funksionimin demokratik te shoqerise.
Partite politike duhet gjithashtu qe te permbushin disa detyra:
Nje nder to, e sanksionuar ne nenin 9, § 3 te Kushtetutes dhe qe perben thelbin e temes se takimit te sotem eshte nevoja e detyrimit te berjes publike dhe e auditimit si dhe mbikqyrjes se burimeve financiare dhe te shpenzimeve te partive politike.
Kuadri i sotem ligjor siguron rregulla te qarta dhe transparente per njohjen e partive politike ne respekt te plote te parimeve te lirise, demokracise, te te drejtave te njeriut dhe te shtetit te se drejtes.
Nese ne mund te jemi krenare qe sot barazia e shanseve dhe drejtesia e funksionimit te jetes politike eshte ne standarde bashkekohore, forcimi i metejshem i transparences dhe integritetit te aktivitetit politik si nje nevoje e kohes por edhe si iniciative e jona e perbashket do te mund te permiresonte me tej standardet qe kerkohen.
Iniciativa analoge qe jane ne proces sic eshte etika e jetes parlamentare, te gershetuara me ceshtjet e konfliktit te interesave dhe financimin e jetes politike perbejne nderhyrje te rendesishme qe vene ne dukje faktin se ka ardhur tashme koha qe vete klasa politike duhet te jape shembullin ne promovimin dhe zbatimin e standarteve te transparences dhe integritetit.
Fokusi kryesor i vleresimit dhe rishikimit te kuadrit ligjor ekzistues, teme e ketij takimi, synon qe te perqendrohemi ne nevojen e rritjes se transparences ne procesin e financimit per te krijuar nje kuader ligjor transparent dhe te qarte, duke synuar vecanerisht ne objektiva te tilla themelore si:
• Sigurimi i kontrollit te financimit nepermjet deklarimit te te ardhurave dhe shpenzimeve te partive politike
• Nxitja e pjesemarrjes se partive politike ne forcimin e transparences nepermjet venies ne funksionim te efektshem prej vete partive te parimit te informimit te publikut per ceshtje te financimit.
Fryma e propozimeve permiresuese duhet te respektoje logjiken e informimit, edukimit dhe vendosjen e sanksioneve per ceshtjet e financimit te partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Per analogji edhe me projektin e rishikimit te pergjegjesise penale te personave juridike, perfshirja e qarte e pergjegjesise penale te partive politike ne lidhje me zbatimin e dispozitave qe kane te bejne me financimin e partive politike duhet rivleresuar.
Problemi politik qe shtrohet per diskutim ketu eshte rritja e nivelit te pergjegjesimit nga vete partite politike.
Me objektivin e permiresimit te transparences se financimit te partive politike, rreth te cilit ju keni rastin te diskutoni sot, duhet te arrijme ne moralizimin e metejshem te transparences se jetes dhe aktivitetit politik per ta bere jo thjesht qeverisjen, por edhe alternativat ne qeverisje me te hapura, me te pergjegjshme dhe transparente, per t'i dhene me teper kontroll publikut, per te nxitur me shume pjesemarrjen e tij dhe per te rigjeneruar me mire besimin e publikut ne procesin politik.
Te gjithe e dime se demokracia ka nje kosto dhe ne kete kuptim aktiviteti politik kushton.
Partite politike jane aktore kyc ne debatin demokratik, ne formimin e ndergjegjes dhe ne shprehjen e vullnetit politik te qytetareve. Ne kete aspekt, eshte legjitim kontributi qe buxheti i shtetit jep pjeserisht per funksionimin e tyre, aq sa eshte po aq e ligjshme qe publiku te kete nje informim te garantuar per financimin e tyre.
Parimet dhe normat kushtetuese dhe ligjore per financimin e jetes politike duhet te parashikojne kontrollin demokratik dhe transparencen dhe e ritheksoj se kriteret e duhura te rregullimit te financimit nuk lidhen me asnje kusht apo perkatesi politike.

Pune te mbare dhe faleminderit per vemendjen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›