E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me Z. Barry Jackson, Këshilltar në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan m

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me Z. Barry Jackson, Këshilltar në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, të shprehura dhe në nivelin e lartë të vizitave të realizuara vitin e kaluar.

Z. Jackson shprehu vlerësimin për progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha fushat, duke siguruar për vazhdimin e mbështetjes amerikane në të ardhmen për konsolidimin e demokracisë në vend.

"Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë vendin tuaj në përpjekjet në rrugën e demokracisë. Ne shohim një potencial të madh në Shqipëri. Kur një vend po zhvillon demokracinë e tij ka shumë standarte që duhet të arrihen për të ecur përpara. Për këtë ndihma jonë do të jetë e vazhdueshme për ju", tha Z. Jackson.

Z. Jackson vlerësoi gjithashtu kontributin dhe mbështetjen pa rezerva të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Ai shprehu kënaqësinë për nivelin që po demostrojnë trupat komando shqiptare të dislokuara në Mosul, Irak, dhe pjesëmarrjen e trupave tona në Afganistan etj.

Kryeministri Nano, duke nënvizuar rolin veçanërisht të rëndësishëm amerikan me mbështetjen e ofruar për zhvillimin e demokracisë dhe reformave në Shqipëri, theksoi angazhimin e qeverisë që ai drejton për vazhdimin dhe thellimin e refomave në të gjitha fushat, forcimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor, ekonominë e tregut në luftë kundër korrupsionit dhe trafiqeve ilegale.

"Ne po ndërtojmë kredibilitet në demokraci dhe në efektet që ajo prodhon tek qytetaret, ndërkohe që shoqëria jonë rritet dhe ajo duhet t'i pershtatet rregullave të konkurencës. Në këtë këndvështim ne kemi nevoje për asistencën tuaj, për më shumë bashkëpunim dhe programe trajnimi, në mënyrë që të dinamizohet axhenda e reformave", tha Z. Nano.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Nano vlerësoi gjithashtu investimet amerikane në Shqipëri si një faktor zhvillimi dhe konsolidimi të ekonomisë shqiptare. "Prania e kompanive amerikane në tregun shqiptar për realizimin e projekteve në Shqipëri, si Lockheed Martin në drejtim të menaxhimit të kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare, ndërkohë që po punohet për një projejt në fushën e hekurudhave me General Electric, janë një shembull i mirë në këtë drejtim", tha Z. Nano.

Duke vlerësuar në këtë kuadër ndihmën amerikane për Shqipërinë nëpërmjet USAID-it, Z. Nano vuri theksin në rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në programin e ndihmës "Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit".

Më tej, Kryeministri Nano u ndal në marrëdhëniet e ngushta dypalëshe në fushën e mbrojtjes, ku po punohet në bazë të një plani vlerësimi e pune të përbashkët me palën amerikane. Në lidhje me synimin për antërësimin e Shqipërisë në NATO, Kryeministri Nano shprehu angazhimin e plotë të palës shqiptare për realizimin e reformave në fushën e mbrojtjes në këtë drejtim.

Më tej, duke u ndalur në kontributin vendimtar amerikan në rajon, sidomos drejt zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe bashkëpunimit rajonal, Kryeministri Nano vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Presidenti Bush për Kartën e Adriatikut mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Maqedonisë e Kroacisë. Në këtë kuadër, Kryeministri Nano e vuri theksin në rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe angazhimin e saj për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, në mënyrë të veçantë atij Perëndimor, në një numër fushash, politike, ekonomike, ushtarake, kulturore etj., ku vendi ynë po luan një rol konstruktiv duke u bërë inicius i një sërë nismash rajonale.

Nga ana e tij, Z. Jackson vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit, që qeveria shqiptare ka nxitur dhe përmes inisiativave të ndryshme rajonale në Ballkan.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›