Zonja e zoterinj pjesemarres, Kam kenaqesine qe jemi mbledhur sot se bashku ne kete tryeze pune me teme "vleresimi dhe rishikimi i kuadrit ligjor per konfliktin e interesave", dhe me kete rast,
Zonja e zoterinj pjesemarres,
Kam kenaqesine qe jemi mbledhur sot se bashku ne kete tryeze pune me teme "vleresimi dhe rishikimi i kuadrit ligjor per konfliktin e interesave", dhe me kete rast, dua te falenderoj te pranishmit per pjesemarrjen e tyre ne kete aktivitet te rendesishem.
Qeveria dhe zyra qe une drejtoj kane pasur ne vemendje te vazhdueshme te axhendes transparencen dhe promovimin e mireqeverisjes ne aksionin qeveritar te luftes kunder korrupsionit nepermjet nje bashkepunimi dhe aleance me te gjithe partneret vendas dhe te huaj. Programi i qeverise per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit ka patur si synim rritjen e transparences dhe te pergjegjshmerise, adoptimin e masave parandaluese kunder korrupsionit, forcimin e forces goditese te ligjit dhe forcimin e zerit dhe pjesemarrjes se shoqerise civile, grupeve te interesit, komunitetit te biznesit dhe te medias ne procesin monitorues.
Ceshtja e Konfliktit te Interesave, ne vetvete i perket nje game te gjere si ne aspektin e diskutimeve qe krijohen ne kete kendveshtrim, ashtu edhe ne aspektin e perpjekjeve te efektshme ne parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, i cili qenesisht eshte nje hap pozitiv dhe inkurajues per Qeverine shqiptare ne kete drejtim.
Besoj se ka ardhur momenti qe per kete ceshtje te rendesishme te vendosim standarte duke marre shembuj dhe praktikat me te mira ne kete drejtim, te cilat duhet te zgjerohen dhe te zbatohen efektshem ne te gjitha strukturat shteterore, qofshin keto te gjyqesorit, prokurorise, struktura te tjera jashte sherbimit civil apo spektri politik.
Ky eshte edhe qellimi kryesor i takimit te sotem per te sjelle ne kete tryeze pune perfaqesues nga te gjithe sferat e shoqerise perfshire ketu edhe perfaqesues nga institucionet nderkombetare, per te diskutuar per nje ceshtje te rendesishme sic eshte konflikti i interesave, me qellimin final per plotesimin e kuadrit ligjor nepermjet hartimit te dispozitave perkatese.
Fillimisht, angazhimi per te trajtuar ceshtjen e konfliktit te interesave u iniciua ne kuader te hartimit te ligjit "Per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, te Detyrimeve Financiare te te Zgjedhurve dhe te disa Nepunesve Publike", i cili tashme eshte miratuar dhe vene ne zbatim. Megjithate, pas diskutimeve te gjata dhe konstruktive u vendos qe ceshtja e konfliktit te interesave te mos perfshihet ne ligjin e deklarimit te pasurive por te trajtohet si nje ceshtje e vecante.
Duke qene nder prioritetet e axhendes qeveritare, ceshtja e konfliktit te interesave u diskutua gjeresisht gjate hartimit te Planit te Veprimeve per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, 2003-2004 dhe ne Konferencen e III-te te Luftes kunder Korrupsionit e organizuar per kete qellim.
Tashme sic jeni ne dijeni , nder iniciativat me te fundit, si nje hap i rendesishem ne kuader te zbatimit te Planit te Veprimeve per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, 2003-2004, eshte "rishikimi i legjislacionit ne kendveshtrimin e konfliktit te interesave" me aktore pergjegjes zyren qe une perfaqesoj, ministrine e drejtesise dhe institucione te tjera qendrore dhe te pavarura, dhe ne nje bashkepunim te ngushte me shoqerine civile dhe faktorin nderkombetar.
Duke studiuar pervojat pozitive te vendeve te tjera, Njesia Antikorrupsion ka bere nje analize paraprake te kuadrit ligjor ne kendveshtrimin e konfliktit te interesave, duke identifikuar aspektet me kryesore qe kerkojne ndryshime te mundshme ligjore ne menyre qe legjislacioni yne te perputhet me ate te standarteve bashkekohore. Qellimi kryesor i studimit ka qene identifikimi i dispozitave ekzistuese lidhur me kete ceshtje dhe nje analize paraprake e ketyre dispozitave per te nxjerre ne pah mangesite e legjislacionit tone per konfliktin e interesave.
Ne kete pike eshte e rendesishme qe te theksohet fakti se ne kuadrin e pergjithshme te reformes se administrates publike eshte miratuar dhe ka filluar te zbatohet ligji "Per rregullat e etikes ne administraten publike". Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi i standarteve te integritetit dhe te sjelljes se nepunesve te administrates publike. Ne kete ligj ka nje kapitull te vecante per konfliktin e interesave dhe pergjithesisht rregullohet ceshtja e konfliktit te interesave per sherbimin civil, por kjo pervoje e mire duhet te shtrihet me gjere ne te gjitha strukturat e tjera shteterore.
Pavaresisht se ceshtja qe sapo permenda dhe ceshtje te tjera do te trajtohen teknikisht me ne detaje nga diskutimet tuaja, do te perfitoja nga rasti per te sjelle ne vemendje vetem disa prej tyre si me te rendesishmet qe kerkojne nje analize me te gjere gjate kesaj tryeze dhe ne hapat e metejshme per stukturat e specializuara qe do t'i vene ato ne zbatim.
Nga zyrtaret publike pritet qe te kene parasysh ne vecanti disa parime thelbesore ne trajtimin e konflikteve te interesit, per promovimin e integritetit ne kryerjen e detyrave dhe pergjegjesive zyrtare, me qellim qe te ruhet besimi i publikut ne institucionet publike.
Zyrtaret publike duhet te heqin dore nga interesat personale ose t'i kufizojne veprimtarite e interesit privat qe mund te kompromentonin vendimet zyrtare ne te cilat ata marrin pjese. Detyrimi i zyrtareve publike dhe institucioneve publike per te vepruar ne nje menyre qe te siguroje inspektimin me te afert te publikut, nuk kryhet plotesisht thjesht duke vepruar brenda kuptimit te ligjit, por ai nenkupton gjithashtu respektimin e vlerave te sherbimit publik te tilla si objektiviteti, paanshmeria dhe integriteti. Ata duhet te pranojne pergjegjesi per identifikimin dhe zgjidhjen e konflikteve ne favor te interesit te publikut kur lind nje i tille.
Per te krijuar nje kulture qe eshte jotolerante ndaj konflikteve te interesit, institucionet publike duhet te sigurojne dhe te zbatojne politika, procese dhe praktika menaxhimi ne mjedisin e punes per te inkurajuar kontrollin dhe menaxhimin efektiv te situatave te konfliktit te interesit.
Sanksionet, te cilat duhet te vendosen ne lidhje me konfliktin e interesave, duhet te jene te zbatueshme deri ne masen qe perfundimisht te ndikoje ne punesimin apo karrieren e zyrtarit publik te perfshire, kur eshte e pershtatshme. Githashtu duhet te krijohen rregulla te qarta dhe procedura per denoncimin dhe te merren hapa per te siguruar qe ata te cilet raportojne shkelje ne perputhje me rregullat e deklaruara te jene te mbrojtur ligjerisht, dhe qe te mos abuzohet me vete mekanizmat e ankimit.
Megjithese ne fjalen time ngrita disa ceshtje qe lidhen kryesisht me zyrtaret e administrates publike, nuk dua te le menjane edhe stukturat e tjera perberese te shtetit te se drejtes, te cilat jane te ekspozuara kundrejt konfliktit te interesave, perfshire gjyqesorin, klasen politike, struktura shteterore te pavarura etj.
Si iniciator dhe bashkerendues i perpjekjeve per ti dhene jete ndryshimeve te mundeshme ligjore dhe strukturave perkatese, shpreh mbeshtetjen personale dhe te strukturave antikorrupsion per zbatimin e efektshem te ketyre nismave ligjore me se te rendesishme.
Jam i bindur ne rezultatet pozitive te kesaj tryeze te rrumbullaket, e cila do dale me rekomandime te vlefshme qe do te ndihmoje grupin e punes gjate fazave te metejshme per hartimin e projekt-propozimeve per ndryshime te mundshme ne kuadrin ligjor.
Ju faleminderit dhe pune te mbare.