E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Klaus Derkowitsch. Z.Nano dhe z.Derkowitsch vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira qe ekzistojne mes dy vend

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Klaus Derkowitsch.

Z.Nano dhe z.Derkowitsch vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira qe ekzistojne mes dy vendeve. Kryeministri Nano çmoi kontributin që Austria ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane, ndërsa z. Derkowitsch rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë në këtë drejtim, e cila sheh tek Shqipëria një vend mik e partner.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve ka njohur rritje të dukshme vitet e fundit dhe shtrihet në fusha të tilla si turizmi, financat, punët publike, energjitika, bujqësia, mjedisi etj. Ata vlerësuan se një moment i rëndësishëm në rritjen e këtij bashkëpunimi do të jetë zhvillimi së shpejti në Vjenë i sesionit të tretë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Z.Nano ftoi investitorët privatë austriakë për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë shqiptare, si në sektorin energjitik, të naftës dhe në projekte të infrastrukturës. Gjithashtu ai shprehu interesin e pales shqiptare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorin e turizmit, nëpërmjet një angazhimi më të madh të operatorëve turistikë austriakë në Shqipëri. Po ashtu përfundimi i një numri marrëveshjes dypalëshe në proces, tha z.Nano, do të zgjerojë bazën ligjore të bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›