Me ftese të Kryeministrit Fatos Nano, ka mbërritur sot për të zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqiperi, në krye të një delegacioni, Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Ta
Me ftese të Kryeministrit Fatos Nano, ka mbërritur sot për të zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqiperi, në krye të një delegacioni, Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri turk është pritur në aeroportin "Nënë Terëza", nga Kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja, si dhe autoritete të tjera të larta. Të dy Kryeministrat kanë parakaluar përpara truprojeve të nderit në ceremonialin zyrtar organizuar me këtë rast.
Z. Nano dhe z. Erdogan pritet të zhvillojnë në selinë e Kryeministrisë një takim të veçantë (tet-a-tet), i cili do të vijojë me takimin mes dy delegacioneve zyrtare. Në takim do të diskutohen marrëdhëniet midis dy vendeve jo vetëm në aspektin politik, por edhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe nxitja e hapave konkretë në këtë drejtim. Gjithashtu gjatë bisedimeve zyrtare do të trajtohen bashkëpunimi dhe çështjet që lidhen me integrimin e të dy vendeve në BE, si dhe situata në rajon. Më pas, dy Kryeministrat do të jenë të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së transportit detar midis dy vendeve. Pas ceremonisë së nënshkrimit, të dy homologët do të dalin përpara medias një konferencë për shtyp.
Gjithashtu, sot në mesditë dy Kryeministrat do të përshëndesin takimin e Këshillit të Biznesit shqiptaro-turk.
Z. Erdogan do të takohet sot edhe me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Servet Pëllumbi, si dhe pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në Parlament.