E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe delegacioni që e shoqëron ka përfunduar sot paradite vizitën zyrtare në Shqipëri. Kryeministri turk është përcjellë në aeroportin "Në

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe delegacioni që e shoqëron ka përfunduar sot paradite vizitën zyrtare në Shqipëri.

Kryeministri turk është përcjellë në aeroportin "Nënë Terëza", nga Kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja, si dhe autoritete të tjera të larta. Të dy Kryeministrat kanë parakaluar përpara truprojeve të nderit në ceremonialin zyrtar organizuar me këtë rast.

Përpara largimit nga Shqipëria, Kryeministri Erdogan ka bërë homazhe në varrezat "Dëshmorët e Kombit", ku ka vendosur një kurorë pranë monumentit Nënë Shqipëri. Po ashtu z.Erdogan ka zhvilluar një vizitë në Zyrën e Këshillimit dhe Koordinimit të Ndihmës Ushtarake dhe ka përuruar fillimin e fazës së dytë të punimeve për kompleksin e ri të kolegjit turk "Turgut Ozal", në Tiranë.

Me ftese të Kryeministrit shhqiptar, Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, në krye të një delagacioni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ku është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me Kryeministrin Nano, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Parlament. Gjithashtu dy Kryeministrat kanë përshëndetur punimet e takimit të Këshillit të Biznesit shqiptaro-turk, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare dhe të rreth 100 sipërmarrësve privatë turq, që shoqëruan Kryeministrin Erdogan në Shqipëri. Kjo vizitë ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e mëtejshme midis dy vendeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe hapat konkretë në këtë drejtim. Gjatë kësaj vizite është nënshkruar gjithashtu edhe marrëveshja për transportin detar midis dy vendeve, e cila zgjeron më tej bazën ligjore të bashkëpunimit dypalësh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›