E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në fillim të takimit, të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Në fillim të takimit, të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe politikën konstruktive mes Tiranës dhe Podgoricës, ndërsa shprehën vullnetin e përbashkët për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë në të gjitha fushat.

Në takim u vlerësua në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe në luftën e përbashkët kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Nano dhe Presidenti Vujanoviç ndanë të njëjtin mendim për të mbështetur dhe nxitur iniciativat e përbashkëta dhe grupet e ekspertëve që veprojnë në shumë fusha, përmes projekteve kontrete.

Në këtë funksion, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e projektit të ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400Kv Tiranë-Podgoricë, projektin për ruajtjen e vlerave kulturore dhe të mjedisit të Liqenit të Shkodrës, projekte në fushën e transportit rrugor, dhe atij detar për vendosjen e linjës së tragetit Durrës-Tivar, si dhe për konkretizimin më tej të Marrëveshjes së nënshkruar tashmë për vendosjen e linjës liqenore me target Shkodër-Virpazar, si dhe vendosjen e linjës ajrore Tiranë-Podgoricë. Kryeministri Nano dhe Presidenti malazez diskutuan edhe për përgatitjet për marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe për lidhjen ndëmjet spitaleve të Potgoricës dhe Shkodrës.

Gjithashtu, një pikë e rëndësishme në bashkëpunimin dypalësh u vlerësua edhe puna për hapjen e pikave të reja të kalimit kufitar. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit përmendën hapjen e pikës së kalimit kufitar, të Murriqanit, në Vermosh dhe në Liqenin e Shkodrës. Pjesë e diskutimeve në takim ishte edhe realizimi i idese e kthimit të Bjeshkëve të Namuna në Park Kombëtar.

Më tej, Kryeministri Nano vlerësoi bashkëpunimin e qeverisë malazeze me partitë shqiptare në reformën e decentralizimit, që forcon përfaqësimin e kompetencave bashkëqeverisëse me shqiptarët, si në qeverisjen qendrore, ashtu dhe në komunat e Ulqinit dhe Tuzit dhe e konsideroi këtë një model të bashkëjetesës në Malin e Zi, në drejtim të përshpejtimit të reformave që e afrojnë atë me Bashkimin Europian.

Kryeministri Nano vleresoi minoritetet, duke u shprehur se ata janë trase lidhese në rrugën e bashkëpunimit drejt integrimit me BE.

Nga ana e tij, Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, pasi i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet e Kryeministrit malazez, Gjykanoviç, u shpreh: "tek ju shohim një partner të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal".

Gjithashtu, z. Vujanoviç ka vlerësuar dhe përgëzuar hapat e hedhur së fundi në Shqipëri në hapjen, zhvillimin dhe konsolidimin e tregut me investitorë strategjikë dhe të njohur ndërkombëtarë, që sipas tij, shërben si një shembull në rajon dhe krijon hapësira dhe për vendet fqinje në këtë drejtim.

Të dy personalitetet kanë vlerësuar edhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, si demokratike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›