Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u mblodh sot Komitetit Ndërministror për Migracionin, i cili diskutoi mbi Strategjinë Kombëtare të Migracionit. Zëvendëskryeministri Dok
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u mblodh sot Komitetit Ndërministror për Migracionin, i cili diskutoi mbi Strategjinë Kombëtare të Migracionit.
Zëvendëskryeministri Dokle e vlerësoi hartimin e kësaj strategjie si një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Shqipërinë në bashkësinë e vendeve të BE-së. "Strategjia Kombëtare për Migracionin plotëson një nevojë të rëndësishme të zhvillimit të vendit dhe është në zbatim të programit të Qeverisë Shqiptare", tha z.Dokle. Kjo strategji, sipas z.Dokle, është një domosdoshmëri pasi emigracioni përbën rreth 20% të popullsisë së larguar gjatë një dekade drejt vendeve të BE-së e më gjërë dhe menaxhimi i flukseve të emigracionit është pjesë përbërëse e Procesit të Stabilizim Asociimit.
Strategjia Kombëtare e Migracionit është finanancuar nga Komuniteti Europian brenda programit CARDS dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Ky dokument orienton çështje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e flukseve, pasojave dhe ndikimeve të migracionit në zhvillimin e vendit.
Strategjia trajton gjithashtu probleme të rëndësishme si lufta kundër emigracionit të parregullt, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve jashtë vendit, ngritja e komuniteteve shqiptare dhe bashkëveprimi i tyre, orientimi i të ardhurave nga emigrantët në investime në Shqipëri, ndërtimi i politikës së migrimit të përshtatshëm për punësim, lehtësira lëvizjeje të shtetasve, miratimi i kuadrit të nevojshëm ligjor dhe ngritja e strukturave përkatëse institucionale.
Strategjia Kombëtare e Migracionit është e lidhur ngushtë edhe me strategjitë e tjera si Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe ajo për Kontrollin dhe Menaxhimin e Kontrolluar të Kufijve.