Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Principatës së Lihtenshtejnit z. Ernst Walsh. Bahkebiseduesit shprehën kenaqesine e ve
Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Principatës së Lihtenshtejnit z. Ernst Walsh.
Bahkebiseduesit shprehën kenaqesine e veçantë për këtë kontakt të parë në historinë e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Ata ndane te njejtin vleresim për vullnetin politik të Qeverive perkatese për të konsoliduar dhe thelluar marrëdhëniet ne fusha me interes reciprok dhe me tej permes identifikimit te veprimit ne kete funksion te strukturuar mbi baze marreveshjesh dhe legjislacioni te plote.
Kryeministri Nano tha se fushat e bashkëpunimit konkret jane si në infrastrukturë, në sistemin bankar, e sidomos në sektorët e industrisë, ndersa ka nenvizuar se tashme parametrat ekonomik ne vend dhe investimet e huaja direkte te kompanive te njohura nderkombetare si ne fushen bankare ashtu dhe infrastrukture kane shenuar nje progres te prekshem dhe te vleresueshem tashme edhe nga partneret euroatlantik. Kryeministri u shpreh per nxitjen e mekanizmave per marredhenie direkte te perfaqesuesve te sipermarjes ne te dy vendet per bere konkret bashkepunimin dhe nxitjen e investimeve. Lihtenshtejni është vendi më i industrializuar i Europës, ku përqindja e prodhimit industrial në GDP është rreth 40 %. Kryeministri Nano vlerësoi gjithashtu projektet e Qeverisë së Lihtenshtejnit për të ndërtuar një shkollë të mesme të zonën e Zall-Herrit si dhe ujësjellësin në zonën e Zall-Bastarit ne Tirane.
Dy autoritetet vlerësuan gjithashtu nënshkrimin me palën zvicerane të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pashaportave diplomatike si një moment i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe një hap pozitiv në kuadrin e lëvizjes së lirë, marrëveshje e cila është e vlefshme edhe për territorin e Lihtenshtejnit.Ky hap u tha ne takim do te nxise dhe liberalizimin me tej te regjimit te vizave.
Nga ana e tij z. Walsh shprehu gadishmërinë dhe vullnetin pozitiv të qeverisë së Lihtenshtejnit për të bashkëpunuar ngushtësisht me Qeverinë Shqiptare në projekte konkrete në fusha me interes të ndërsjelltë. Z. Walsh vlerësoi gjithashtu progresin e bërë nga Shqipëria sidomos gjatë viteve të fundit, duke shprehur mbështetjen e plote për proceset integruese që ka ndërrmarrë Qeveria Shqiptare drejt BE-se.