E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar kolege, Ceshtjet kryesore qe do te deshiroja te sillja ne vemendjen tuaj lidhen me: 1. statusin aktual te negociatave per MSA dhe parashikimin per rrjedhen e negociatave lidhuir me p

Te nderuar kolege,

Ceshtjet kryesore qe do te deshiroja te sillja ne vemendjen tuaj lidhen me:

1. statusin aktual te negociatave per MSA dhe parashikimin per rrjedhen e negociatave lidhuir me pjesen e mbetur
2. ceshtje qe lidhen me raundin e ardhshem te negociatave ne 18 Shtator, konkretisht
- (i) negocimi i aspekteve te regjimit te tregetise se lire te mallrave dhe
- (ii)marreveshja e ripranimit

1. Stadi aktual i negociatave dhe nje parashikim paraprak deri ne perfundimin e tyre

Aktualisht jane zhvilluar pese raunde negociatash per MSA-ne te ndara ne 2 raunde politike dhe 3 teknike. Informacioni i hollesishem qe ju eshte vene ne dispozicion paraprakisht pershkruan ceshtjet dhe nenet e diskutuara ne secilin prej raundeve te negociatave si edhe ceshtjet e hapura per ri-negocim te metejshem.

Fillimisht dua te shpresh vleresimin tim per punen e bere deri tani ne lidhje me negociatat nga te gjithe strukturat e Qeverise, duke vecuar sidomos kontributin e Deparatamentit te Integrimit si nje ekip i motivuar dhe efikas.

Padyshim cfare eshte arritur deri tani eshte nje tregues i angazhimit dhe seriozitetit te te gjithe aktoreve te perfshire, por gjithsecili nga ju duhet te jete i ndergjegjshme per ecurine e deritanishme te negocimit te neneve te marreveshjes, e cila tregon se ne se vazhdojme me ritmin aktual te negociatave do te mbetemi ne tryezen e bisedimeve me Komisionin e BE-se per nje periudhe relativisht te gjate. Per kete qellim ne duhet te pershpejtojme ritmet e punes ne menyre qe pjesa ende e konsiderueshme e Marreveshjes qe mbetet per tu negociuar se bashku me protokollet dhe anekset e saj te trajtohet ne nje diapazon kohor te pranueshem.

Strukturat qe une drejtoj po punojne per te pregatituar variante alternative te axhendes se negociatave per te mundesuar shkurtimin e kohes qe duhet per perfundimin e marreveshjes:
- Para fundit te Shtatorit do te behet nje seleksionim paraprak i kapitujve e neneve te panegociuara qe i perkasin cdo institucioni. Do te kerkoja qe negociatoret e cdo institucioni, te bejne seleksionimin e atyre neneve qe nuk permbajne ceshtje sensitive per te cilat mendohet se do te pranohen nga te dyja palet pa negocim te mirefillte.
- Nga nenet e mbetura do te seleksionohen ne menyre paraprake nenet "sensitive" per te cilat medohet te debatohet me Komisionin e BE-se ne me shume se nje raund bisedimesh.
- Negociatoret e cdo institucioni do te fillojne paraprakisht, ne menyre alternative pergatitjen per nenet "sensitive" pavaresisht nga koha se kur keto nene pritet te futen ne axhenden e negociatave. Ne kete pike do te terhiqja vemendjen per nje angazhim me serioz te negociatoreve, sidomos atyre qe trajtojne ceshtjet e drejtesise, rendit dhe doganave, per nje qendrim me pro-aktiv ne raport me pergatitjen per pjeset respektive te marreveshjes.
- Tendenca do te jete qe te ndikojme qe ne percaktimin e axhendes, nenet "sensitive" te negociohen ne raundet me te aferta ne kohe. Duhet pranuar qe deri tani percaktimi i axhendes se negociatave ka qene ekskluzivitet i Komisionit. Kam bindjen se ne mund te behemi me aktiv ne kete proces, per te rritur intensitetin e negociatave per aq kohe se jemi te pregatitur ne kohen e duhur per cfare kerkojme.
- Nje kerkese alternative mund te jete ti kerkohet Komisionit qe ne pamundesi per tu shkurtuar perriudha e raundeve te negociatave, te rritet numri i neneve qe negociohen ne cdo raund (ose cdo raundi te negociatave ti shtohet edhe nje dite per te mundesuar sa me siper).

Natyrisht, e theksoj edhe nje here qe sa me siper nuk eshte thjesht ceshtje mesataresh aritmetike dhe nuk varet vetem nga vullneti i pales Shqiptare. Nuk mund te neglizhojme faktin qe ne menyre indirekte ritmi i negociatave eshte i varur edhe nga stabiliteti politik ne vend apo faktore qe lidhen me te, por sidoqofte kam bindjen se paraprakisht nje qendrim teknik me pro-aktiv i institucioneve Shqiptare, brenda vendit dhe perfaqesive tona diplomatike, rolin e te cilave do ta theksoj ne vecanti, do te mund te pershpejtonte procesin.

2. Ceshtje qe lidhen me raundin e ardhshem te negociatabe me 18 Shtator 2003 mbi regjimin e tregetise se lire te mallrave midis BE-se dhe Shqiperise

(a) Negocimi i aspekteve te regjimit te tregetise se lire te malltave

Aktualisht ka filluar negocimi i Titullit IV "Levizja e Lire e Mallrave".

Dispozitat tregtare te trajtuara Titullit IV "Levizja e Lire e Mallrave", perbejne nje nga pjeset me te rendesishme te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Duke patur parasysh qe procedurat per miratimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga te gjitha shtetet antare, mund te zgjasin deri ne dy vjet, Komuniteti Europian dhe pala Shqiptare do te nenshkruajne nje marreveshje te perbashket "Interim Agreement" (referuar nenit 135 te MSA-se), e cila do te hyje ne fuqi menjehere pas nenshkrimit te MSA-se nga Komuniteti dhe pala Shqiptare. Kjo Marreveshje do te mundesoje hyrjen ne fuqi menjehere te neneve te lidhura me levizjen e lire te mallrave Titull IV, dispozitat mbi transportin etj.
Kjo Marreveshje konsiston ne vendosjen e nje zone te tregtise se lire midis vendeve tona partnere gjate nje periudhe tranzitore, e cila ne njeren ane jep pretendimet per maksimumin e eksporteve per vendin tone qe ne fillim, dhe stadet e hapjes se tregut tone per eksportet e BE-se.
Ne date 17 Korrik 2003 gjate Raundit te Trete te negociatave ne Tirane mbi Kapitullillin I "Produktet Industriale" pala Shqiptare paraqiti oferten e saj e cila konsistonte ne nje liste mallrash industriale sensitive per ekonomine Shqiptare nga pikepamja e mbrojtjes se prodhimit vendas dhe ne perputhje me angazhimet tona ne kuader te OBT-se.
Nje liste e tille do te ridiskutohet gjate raundit te ardheshem te negociatave teknike. Per kete qellim i kam kerkuar grupit te punes te ngritur per kete qellim me urdher te Kryeministrit, qe nepermjet tyre, institucionet qe ata perfaqesojne, te bashkepunojne per te paraqitur brenda dates 12 Shtator hartimin e aneksit te produkteve sensitive duke shtuar listen e produkteve te reja te identifikuara si: çimento, plastika, pllaka, se bashku me argumentat mbrojtes per secilin produkt me qellim realizimin e objektivit perfundimtar, percaktimin e ofertes shqiptare ne baze te parametrave perkates, me nje efekt buxhetor te perballueshem.
Ne kete aspekt do te kerkoja me shume angazhim, koordinim e bashkepunim nga te gjitha nivelet e negocimit te marreveshjes ne institucionet Shqiptare, qe te mos kemi ne te ardhmen experienca te tilla. Do t`ju kerkoha gjithashtu kolegeve Ministra te Industrise dhe Energjetikes, Ekonomise, Financave, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit si edhe Drejtorise se Pergjitshme te Doganave te udhezojne stafet perkatese per nje angazhim dhe seriozitet maksimal ne kohen e shkurter qe kemi ne dispozicion.
Afati i mesiperm eshte i rendesishem qe te respektohet, pasi kjo oferte duhet te kaloje per miratim ne mbledhjen e Komitetit Nderministror te Integrimit, qe do te zhvillohet para zhvillimit te Raundit te ardhshem te negociatave ne Bruksel ne date 18.09.2003.

B. Perfundimi i Negociatave per Marreveshjen e Ripranimit

Me 18 Shtator 2003 ne Bruksel,ndermjet te tjerash, do te zhvillohet edhe raundi i dyte i negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Ripranimit ndermjet Bashkimit Europian dhe Shqiperise.

Negocimi dhe nenshkrimi i kesaj Marreveshjeje,konsiderohet pjese integrale dhe organike e vete Marreveshjes se Stabilizm-Asociimit(MSA) (neni 80)., dhe si nje rekomandim i artikuluar ne raportet e Komisioni Europian per Shqiperine ku theksohet "……domosdoshmeria e nenshkrimit te Marreveshjes se Ripranimit me Komunitetin Europian sa me shpejt qe te jete e mundur…".

Me date 08 Shtator 2003, u mblodh Grupi i Punes i ngarkuar me negocimin e kesaj marreveshjeje, ne te cilen u diskutuan problematikat e lena hapur qe ne raundin e pare, si dhe u ra dakort qe institucionet e perfshira ne keto negociata te percaktojne ne menyre definitive qendrimin perfundimtar qe do te mbahet per elemente te caktuar te kesaj Marreveshje, i cili do te konsiderohet edhe si qendrimi perfundimtar i pales shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›