Zëvëndëskryeministri dhe Ministri I Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi drejton mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror të Integrimit Evropian Nën drejtimin e Zv/kr
Zëvëndëskryeministri dhe Ministri I Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi drejton mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror të Integrimit Evropian
Nën drejtimin e Zv/kryeministres dhe Ministres së Shtetit per Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi është zhvilluar sot mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit Evropian. Ne mbledhje u mor ne shqyrtim ecuria e deritanishme e procesit te negociatave për projektmarrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-ne, si dhe u theksua domosdoshmeria per hartimin e nje axhende alternative per pjesen qe mbetet per t'u negociuar. Rendi i dites perfshiu dhe hapat e ndermarre ne funksion te permiresimit te monitorimit te procesin te Stabilizim-Asociimit.
Gjate analizës mbi statusin aktual te negociatave, znj. Meksi shprehu vleresim per punen e deritanishme të bërë nga të gjitha strukturat e ekzekutivit dhe në vecanti nga Departamenti i Integrimit ne lidhje me negociatatat me Bashkimin Evropian, duke nenvizuar perpjekjet qe duhen bere ne te ardhmen ne kuadrin e negociimit te rreth 2/3 te neneve akoma te panegociuara nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit. Në këtë kuader, zv/kryeministrja Meksi ka kerkuar pershpejtimin e ritmeve aktuale te negocimit te neneve ne takimet e ardhshme me BE-ne. "Strukturat qe unë drejtoj po punojnë për të përgatitur variante alternative të axhendës së negociatave për të mundësuar shkurtimin e kohës që duhet për përfundimin e Marrëveshjes."-ka theksuar znj. Meksi.
Në funksion të përgatitjes së axhendave alternative, zv/kryeministrja Meksi ka kërkuar që negociatoret e cdo institucioni të mbajnë një qëndrim më pro-aktiv duke bërë seleksionimin paraprak te ceshtjeve sensitive qe kërkojnë pergatitje specifike per negociim, pavarësisht nga koha e negociimit te tyre. "Duhet pranuar qe deri tani pergatitja e axhendes ka qënë eksklusivitet i Komisionit Evropian. Besoj se eshte momenti i duhur qe pala shqiptare te behet me pro-aktive ne kete proces. Megjithatë kam bindjen se paraprakisht një qëndrim teknik më pro-aktiv të institucioneve shqiptare brenda vendit dhe perfaqesive diplomatike jashte do te mund te lehtesonte mbylljen e Marreveshsjes se Stabilizm-Asiciimit brenda një harku kohor të pranueshëm"-ka theksuar zv/kryeministrja Meksi.
Znj. Meksi vuri theksin ne rëndësinë e fazës aktuale të procesit të negociatave, në të cilën po merr formë qëndrimi i palës shqiptare perkundrejt Lëvizjes së Lirë të Mallrave me Bashkimin Evropian. Në këtë kuader, ne diskutim u nënvizua nevoja e balancimit më të mirë mes procesit te liberalizimit dhe implikimeve buxhetore te reformave perkatese.