Kryeministri Fatos Nano u takua në Sarajevë me Kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader. Ne fillim te takimit kryeministri Nano ka uruar zotin Sanader per vlerësimin e Komisionit Evropian që Kro
Kryeministri Fatos Nano u takua në Sarajevë me Kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader.
Ne fillim te takimit kryeministri Nano ka uruar zotin Sanader per vlerësimin e Komisionit Evropian që Kroacisë ti jepet statusi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke theksuar se ky eshte nje moment pozitiv per gjithe rajonin.Dy homologët vlerësuan hapat që janë hedhur në zhvillimin e marrëdhënieve politike midis dy vendeve dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin reciprok për të rritur më tej bashkëpunimin dypalësh. Zoti Sanader vlerësoi rolin konstruktiv dhe moderator të Qeverisë Shqiptare për stabilitetin, paqen dhe progresin në rajonin e Ballkanit.
Në mënyrë të veçantë, ata u ndalën në proceset integruese në strukturat euroatlantike, ku janë përfshirë dy vendet. Në këtë kuadër, zoti Nano u shpreh se shkëmbimi i përvojës dhe i mbështetjes midis dy vendeve është i vlefshëm për përshpejtimin e procesit të përafrimit. Për këtë, tha zoti Nano, mirëpresim realizimin dhe nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit në proceset e integrimit midis dy vendeve.
Lidhur me anëtarësimin në NATO, dy autoritetet e larta u shprehen se Karta e Adriatikut kërkon angazhimin të mëtejshëm për bashkërendim planesh e veprimesh. Zoti Nano u shpreh, në këtë drejtim, për krijimin e një lobingu që do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Kartës në Aleancën Atlantike, si dhe nënvizoi idenë e hartimit të një projekt-rezolute të parlamenteve të vendeve të Kartës lidhur me anëtarësimin e tyre në NATO.
Po ashtu, dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se duhet të punohet për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Në këtë kuadër, u vlerësua e rëndësishme mbledhja e sesionit II të komisionit të përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Gjithashtu, u vlerësua se ky bashkëpunim mund të shtrihet edhe në sektorin infrastruktures, energjitikes ,naftes etj. Me interes u nënvizua bashkëpunimi në fushën e trasportit nëpërmjet rivendosjes së lidhjeve detare Durrës-Rjeka dhe të rivendosjes së linjës ajrore Tiranë-Zagreb.
Gjithashtu u diskutua për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës. Në këtë drejtim, theksi u vu, në mënyrë të veçantë, në bashkëpunimin midis universiteteve për shkëmbime infomacioni, përvoje, oferta bursash ose të drejtash universitare e pasuniversitare.