Kryeministri Nano ka zhvilluar sot takime ne kuadrin e analizes tre mujore te veprimtarise se qeverise me autoritetet e Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise te Drejtesise. Ne analizen e zhv
Kryeministri Nano ka zhvilluar sot takime ne kuadrin e analizes tre mujore te veprimtarise se qeverise me autoritetet e Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise te Drejtesise.
Ne analizen e zhvilluar me autoritetet e Ministrise se rendit Publik dhe Policise se Shtetit ne fillim Kryeministri Nano ka vleresuar dhe ka dhene mbeshtetetje te plote per hapat e nderrmara nga ministri Toska, autoritetet e ministrise se rendit dhe te Policise se Shtetit ne rrugen e e reformimit te strukturave te tyre dhe largimin e elementeve te inkriminuar nga policia e shtetit si hapa te cilat ndikojne drejteperdrejt ne rezultate dhe arritje ne kete fushe.
Kryeministri ka theksuar se progresi ne rendin publik eshte nje nga shtyllat kryesore te pershpejtimit te hapave te Shqiperise ne rrugen e integrimit drejt strukturave euroatlantike.
Ministri i Rendit duke ritheksuar tezen e vendosjes se "rendit brenda rendit" eshte shprehur se kjo strategji e qarte dhe e plote dhe hapat e nderrmara ne kete drejtim jane ne perputhje me procedurat ligjore dhe ne reflektim te sensibiliteteve te raporteve te partnereve euroatlantik te cilat kane evidentuar qartesisht rastet e dobesive ne fusha dhe sektore te caktuara te strukturave te rendit publik.
Zoti Toska tha se ky eshte vetem fillimi i nje reforme te thelle ne strukture dhe njerez qe institucioni i tij dhe policia e shtetit te arrijne ne nivelet dhe standartet e insitucioneve homologe euroatlantike. Natyrshem -tha zoti Toska- pritet nje reagim i krimit ne kete drejtim dhe zhvendosje te tij ne krimin e rruges pas goditjeve te forta dhe te lidhjeve te tyre me elemente brenda rradheve te policise por ne jemi te vendosuar tha ai qe te kete progres ne kete drejtim."Krimi dhe trafiqet nuk mund te veprojne te vetem pa patur lidhje apo mbeshtetje me elemente te policise dhe veprimet ne kete drejtim jane te rendesishme per te shkaterruar cdo lloj lidhje me trafikantet dhe boten e krimit" cilesoi Toska.
Ministri Toska me tej tha se po punohet intensivisht edhe per plotesimin e te gjithe kuadrit ligjor per policine e shtetit ne bashkepunim te ngushte me partneret nderkombetar ndersa ka vleresuar gjithashtu bashkepunimin ne rritje me prokurorine dhe organet e sherbimeve sekrete ne funksion te venies se pergjegjesve te veprave penale perpara drejtesise deri ne ndeshkimin e plote te tyre.
Kryeministri Nano duke rikonfirmuar vleresimin per progresin e bere u shpreh per pershpejtimin e te gjithe hapave ne ceshtjet e diskutuara, ndersa ka kerkuar qe reforma te shtrihet edhe ne nivelin lokal per aktivizuar resurse njerzore te afta ne fuksion te rritjes se profesionalizmit dhe te arritjes se standarteve te kerkuara.
X X X
Gjatë analizës së punës së Ministrisë së Drejtësisë Ministri Xhafa ka vënë në dukje se gjatë kësaj periudhe tremujore janë miratuar, dhe po punohet per te pergatitur per vendimarrje disa akte ligjore të rëndësishme të përgatitura nga kjo ministri si: projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në "Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë", projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në "Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë", projektligji "Për mbrojtjen e dëshmitarit dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime "Për noterinë", projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes Shtesë të Konventës Europiane të 21 Marsit 1983 "Për transferimin e personave të dënuar" ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë", projektligji "Për ratifikimin e protokollit shtesë të Konventës për Shtypjen e Terrorizmit".
Sipas Ministrit Xhafa, është duke u punuar në mënyre intensive per perfundimin e projektligjit "Për financimin e terrorizmit", projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal", projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Procedurës Penale", projektligji "Për disa ndryshime në Ligjin "Për ratifikin e Konventës Europiane Penale Kundër Korrupsionit", pojektligji "Për disa ndryshime në Ligjin "Për ratifikin e Protokollit shtesë të Konventës Europiane Penale Kundër Korrupsionit", Projektligje "Për ratifikimin e protokolleve shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut", etj.
Ministri Xhafa u shpreh se ekpspertët e Ministrisë së Drejtësisë po punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në fushën e hartimit të legjislacionit, edhe në kuadër të integrimit euroatlantik të vendit.
Kryeministri Fatos Nano duke vlerësuar punën e realizuar deri tani kërkoi që Paketa e legjislacionit Anti-mafia per te cilen po punohet nga ekspertet e ministrse se drejtesise dhe ata nderkombetar, si angazhim publik i qeverisë, duhet të paraqitet sa më shpejt në Këshillin e Ministrave per vendimmarrje.Kryeministri gjithashtu u shpreh per ndërmarrjen e hapave për funksionimin e plote te Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Kryeministri Nano u ndal edhe ne rendesine e përfundimit te studimit për shpërndarjen e çështjeve në gjykatat e rretheve me qëllim shndërrimin e tyre në gjykata të faktit, edhe në kuptimin organizativ, mbi bazën e ligjeve proceduriale Civile dhe Penale.
Ne takim u theksua nevoja e fushtatave sensibilizuese per ceshtje te ndryshme ligjore qe lidhen me jeten e perditeshme te qytetareve dhe hapave per korrektimin e mangësive në shërbimet ligjore, si dhe në drejtim të trainimit ligjor edhe për administratën publike.