Kryeministri Fatos Nano u takua sot me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, z. Ali Jakupi. Në fillim të takimit, zoti Jakupi i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet e Kryem
Kryeministri Fatos Nano u takua sot me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, z. Ali Jakupi.
Në fillim të takimit, zoti Jakupi i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet e Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve, nxitja e investimeve publike me interes reciprok, hartimi dhe zbatimi i politikave të reja në kuadër të thellimit të liberalizimit të tregtisë, mbështetur në marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, zgjerimi i tregjeve dhe bashkëpunimi në fushën e turizmit.
Duke u ndalur në sezonin turistik të këtij viti, në takim u vu theksi në forcimin e marrëdhënieve dhe raporteve mes dy vendeve për realizimin e një sezoni të suksesshëm turistik. Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, pas vizitës në qytetin e Sarandës, u shpreh se kosovarët janë të interesuar për të kaluar pushimet në Shqipëri, pasi edhe kushtet janë gjithnjë e më të mira.
Më pas, bashkëbiseduesit janë ndalur në dy projektet e rëndësishme, atë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës për të vazhduar deri në Prishtinë dhe krijimit të rrjetit rajonal të energjisë. Kryeministri Nano ritheksoi edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare për realizimin e këtyre projekteve prioritare dhe tepër të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e dy vendeve tona por edhe më gjërë.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e mëtejshme të bizneseve shqiptare për t'u shtrirë në Kosovë dhe sidomos për të marrë pjesë në procesin e privatizimit atje. Intensifikimi i hapave për nxitjen e bizneseve dhe inisiativave të përbashkëta në infrastrukturë, telekomunikacione dhe sistemin bankar, si dhe zgjerimi i tregjeve, është një avantazh jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën por për të gjithë rajonin, u tha në takim. Hapja e tregjeve, nënvizuan bashkëbiseduesit, ndikon drejpërdrejt në zëvendësimin e konflikteve
Ministri Jakupi falenderoi Kryeministrin Nano për ndihmën që strukturat e Qeverisë Shqiptare kanë dhënë për të strukturuar partneritetin institucional midis dy vendeve dhe në shkëmbimin e eksperiencës në këtë drejtim.
Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në drejtim të nxitjes së eksporteve nëpërmjet përgatitjes së projekteve të veçanta në zbatim të Strategjisë së Nxitjes së Eksporteve. Në këtë drejtim, tha Kryeministri Nano, është me interes reciprok thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, hartimi i projekteve dhe programeve të përbashkëta, organizimi i panaireve dhe shekbimin e informacioneve ne kete funksion.