E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mbrëmje në ambasadën tonë në Athinë me përfaqësues të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Takimi u zhvillua si një bashkëbisedim i

Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mbrëmje në ambasadën tonë në Athinë me përfaqësues të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Takimi u zhvillua si një bashkëbisedim i lirë mbi jetën dhe problemet, të cilat shqetësojnë emigrantët në jetën e tyre në përditëshme në shtetin fqinj.

Kryeministri Nano, në fjalën e tij, falënderoi emigrantët për kontributin në ruajtjen e vlerave morale dhe shpirtërore të shqiptarëve në Greqi. Po ashtu, ai vuri në dukje edhe kontributin që jep emigracionioni në ekonominë shqiptare.

Kryeministri i njohu ata me rezultatet e vizitës në funksion të integrimit të tyre me dinjitet me jetën dhe punën e tyre në shoqërinë greke. Jam shumë i lumtur, - tha Kryeministri, - që në këtë moment ndodhem pranë jush, bashkëatdhetarëve të mi, për të nxitur edhe më shumë integrimin tuaj në këtë vend. Emigrantët, - shtoi zoti Nano, - janë ura që forcojnë miqësinë dhe kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve fqinj. Me punën dhe dinjitetin tuaj, - nënvizoi Kryeministri, - ju ia keni bërë më të lehtë politikës që të merret vesh dhe të arrijë gjuhën e përbashkët për shumë probleme që ju shqetësojnë.

"Dua tju falenderoj për kontributin dhe imazhin shqiptar që keni krijuar në Greqinë fqinje dhe mike, e cila na jep mundësinë ne si qeveri dhe politikanë, që ndërtojmë urat e miqësisë me vendet fqinjë dhe me Europën, tju përfaqësojmë dhe të mbrojmë interesat tuaja, të krijojmë garanci dhe mbrojtje për gjithçka që ju shqetëson. Po mbyll një vizitë shumë të dobishme, shumë të suksesshme dhe me shumë të ardhme në Athinën zyrtare", u tha më tej Kryeministri bashkëatdhetarëve.

"Përpjekjet për krijimin e kushteve për integrimin tuaj sa më të mirë në shoqërinë greke, krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë, punësimin dhe mbrojtjen sociale të emigrantëve, arsimin në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e identitetit kulturor, ka qenë dhe mbetet preokupacion i vazhdueshëm i qeverisë shqiptare", theksoi zoti Nano.

Emigrantët falenderuan Kryeministrin Nano për interesin dhe arritjet e kësaj vizite për krijimin e lehtësirave për bashkëatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Ata vlerësuan, gjithashtu, përmirësimin e punës së ambasadës shqiptare në Athinë në krijimin e lehtësirave për shërbime të standarteve bashkohore.

Po sot Kryeministri Nano vizitoi aktorin e mirënjohur Kadri Roshi, i cili nodhet i shtruar në spital në Athinë, në shenjë nderimi për veprën dhe figurën e aktorit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Zoti Nano u interesua pë shëndetin e aktorin të shquar shqiptar dhe i uroi atij shërim dhe kthim të shpejtë në atdhe, pasi, theksoi zoti Nano, arti shqiptar ka ende nevojë për figurën dhe madhështinë tuaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›