Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministren e Maqedonisë dhe Ministren e Integrimit znj. Radnila Sekerinska. Kryeministri Nano, pasi ka përshëndetur hapin e bërë
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministren e Maqedonisë dhe Ministren e Integrimit znj. Radnila Sekerinska.
Kryeministri Nano, pasi ka përshëndetur hapin e bërë nga Maqedonia në drejtim të integrimit në BE me paraqitjen e kërkesës zyrtare për anëtarësim, duke e vlerësuar këtë si arritje jo vetëm për Maqedoninë, por si një zhvillim me ndikime pozitive edhe për te gjithe rajonin.
Në këtë kuadër, Kryeministri Nano vlerësoi se bashkëpunimi rajonal në kuadër të procesit të integrimit europian merr një rëndësi të dorës së parë dhe ky bashkëpunim mund të konkretizohet nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të eksperiencës dhe sidomos nëpërmjet hapave te perbashket ne inisiativat qe pershpejtojne rrugen drejt BE-se.
Zv.Kryeministria e Maqedonisë znj. Sekerinska nga ana e saj shprehu vlerësime për rolin moderator të Qeverisë shqiptare në zhvillimet në rajon, si dhe për ecurinë e deritanishme të reformave integruese. Ajo i përcolli z Nano përshëndetjet e zotit Cervenkovski, duke shprehur edhe mbështetjen e Qeverisë Maqedonase dhe vullnetin per bashkepunim ne proceset integruese.
Përsa i përket zhvillimeve të brendshme në Maqedoni, te dy autoritetet ndane te njejtin vleresim se raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale u zhvillua normalisht dhe në përputhje me standartet demokratike si shprehje e vullnetit të popullit të Maqedonisë gje qe sipas tyre do te vazhdoje edhe ne raundin e dyte te ketij procesi.
Z. Nano dhe znj. Sekerinska ndanë të njëjtin opinion se faktori shqiptar në Maqedoni po luan një rol të rëndësishëm në funksion të forcimit të paqes dhe stabilitetit në Maqedoni. Kryeministri Nano theksoi se marreveshja e Ohrit dhe vazhdimi i zbatimit te saj jane te rendesishem ne kete drejtim. Te dy autoritetet thanë se si faktori shqiptar në Maqedoni ashtu edhe pakicat maqedonase në Shqipëri janë një arsye më shumë për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes të dy vendeve.
Më tej bashkëbiseduesit gjatë bisedës vlerësuan se bashkëpunimi në kuadër të proceseve integruese në NATO vazhdon të mbetet një ndër fushat kryesore të bashkëpunimit, që merr prioritet në prag të aktiviteteve të tilla të rëndësishme, siç është Samiti i NATO-s në Stamboll. Ndërkohë, Kryeministri Nano shprehu besimin se mesazhet e dhëna në adresë të vendeve tona në takimin e Uashingtonit, e përligjin besimin për rezultatet e afërta pozitive të këtij procesi. " Rezoluta e miratuar nga
Kongresi amerikan për anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO përpara 2007 është shumë inkurajuese", tha Kryeministri. Në këtë perspektivë Z. Nano ka vlerësuar se një rëndësi shumë të madhe në këto procese integruese ka krijimi i një lobi të përbashkët për mbështetjen tonë të përbashkët për integrim në Europë dhe NATO, "të cilin,- tha ai- po e fillojmë nga Parlamenti Italian për ta shtrirë më tej edhe në parlamentet e vendeve të tjera europiane".
Kryeministri Nano dhe znj. Sekerinska gjatë këtij takimi e konsideruan bashkëpunimin e deritanishëm mes të dy vendeve në kuadër të forcimit të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve si sfida të përbashkëta që i hapin rrugën integrimit të mbarë rajonit në botën moderne.
Ata u ndalën edhe në çështje të tjera të këtij bashkëpunimi siç është ai i rregullimit të regjimit të ujrave, i cili sipas Kryeministrit shqiptar do të ndihmojë në bashkëpunimin në sistemin energjetik mes të dy vendeve tona dhe atë rajonal.