E Diel, 1 Nëntor 2026

-Kryeministri Nano merr letër nga Presidenti i OPIC, z.Watson- Kryeministri Fatos Nano ka marrë një letër nga Presidenti i OPIC (Koorporata e Investimeve të Huaja Private) ne SHBA, z. Peter. S

-Kryeministri Nano merr letër nga Presidenti i OPIC, z.Watson-

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një letër nga Presidenti i OPIC (Koorporata e Investimeve të Huaja Private) ne SHBA, z. Peter. S. Watson. Në këtë letër z. Watson, duke iu referuar takimit me Kryeministrin Nano në Washington, në Mars të vitit të kaluar, si dhe duke shprehur vullnetin per nxitjen e bashkëpunimit, përshëndet iniciativën e Shqipërisë për nënshkrimin e Memorandumit trepalësh për ndërtimin e naftësjellësit AMBO, si dhe per ndërtimin e TEC-it 400 MV të Vlorës.

Në këtë letër Presidenti i OPIC, z. Watson shprehet:

"Që nga koha kur u takuam, Korporata e Investimeve te Huaja Private (OPIC) vazhdon të nxise per realizim, projekte cilësore në Shqipëri, që mbështesin interesat e biznesit Shqiptar dhe atij Amerikan. Besoj se kemi ecur përpara në shumë sektorë, dhe presim rritje të aktivitetit në Shqipëri.

Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për ndërtimin e naftësjellësit AMBO më në fund është përfunduar. Përputhja e interesave të tre vendeve në vijim të një iniciative të një sektori privat të këtyre përmasave, pa dyshim që është arritje e madhe. Ju dhe qeveria juaj meritoni të përshëndeteni për përkushtimin që keni treguar për këtë projekt gjatë gjithë kësaj kohe dhe Korporata e Investimeve Private te Huaja shpreson që brenda një kohe të shkurtër të ndihmojë ndjeshëm me shuma të konsiderueshme për financimin e këtij naftësjellësi, ndërkohë që ai bëhet realitet.

Gjithashtu, vleresoj se qeveria juaj po e shqyrton konkretisht ndërtimin e një TEC-it 400 mega wat në Vlorë, që është propozuar nga nje konsorcium i biznesit amerikan të interesuar. Ky duket se është një projekt i rëndësishëm që përputhet me mandatin e OPIC dhe nëse qeveria juaj vendos se është në interesin tuaj, shpresojme se do të mund ta çojmë përpara edhe këtë përpjekje. Banka amerikane e Eksport-Importit është gjithashtu e interesuar për këtë projekt dhe OPIC e konsideron një iniciativë të tillë të sektorit privat, si pjese e projekteve për energjinë të Bankës Botërore dhe të agjencive të tjera ndëkombëtare në Shqipëri. Është e qartë se përvetsimi në këtë nivel i kapacitetit prodhues të energjisë ndihmon shumë në rritjen e përpjekjeve tuaja të vazhdueshme për përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë shqiptare.

Unë besoj se së shpejti do t'i shohim të realizohen këto projekte dhe të tjera gjithashtu, që mbështesin interesat e biznesit shqiptar dhe atij amerikan. Këto lidhje të sektorit publik/privat do të shërbejnë për forcimin dhe rritjen e marrdhënieve ndërmjet ekonomive të të dy vendeve", përfundon letrën e tij Presidenti i OPIC, Watson, dërguar Kryeministrit Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›