Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Bordin e Drejtorëve të Fondit Shqiptaro –Amerikan të Ndërrmarrjeve (AAEF) të kyesuar nga z. Michael Granoff. Në këtë takim Krye
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Bordin e Drejtorëve të Fondit Shqiptaro –Amerikan të Ndërrmarrjeve (AAEF) të kyesuar nga z. Michael Granoff.
Në këtë takim Kryeministri Nano vlerësoi rolin e këtij Fondi dhe ndihmën që ai ka ofruar në përpjekjet që po bën Qeveria Shqiptare për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.
"Fondi Amerikano-Shqiptar i Ndërrmarrjeve është tashmë një partner i besueshëm i Qeverisë Shqiptare në përpjekjet tona për të siguruar një rritje të qëndrueshme të ekonomisë, reduktimin e varfërisë si dhe në nxitjen dhe zhvillimin e sektorin privat", tha Kryeministri në fillim të këtij takimi.
Kryeministri Nano ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të AAEF të vazhdojnë këtë punë të mrekullueshme për të prezantuar një Shqipëri ndryshe në sytë e investitorëve të huaj përmes angazhimit të burimeve dhe kapaciteteve të tyre.
Kryeministri i ka siguruar përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërrmarrjeve se Qeveria Shqiptare duke e konsideruar rritjen ekonomike dhe permiresimin e standarteve të jetesës për shqiptarët si vendimtare për të ardhmen e vendit, mbetet tërësisht e angazhuar për të ndërrmarrë veprime konkrete që përmirësojnë klimën e biznesit dhe çelin mundësi të reja për sektorin privat, qoftë vendas apo të huaj për të investuar në Shqipëri.
"Duke vepruar kështu unë besoj se ne jemi duke përshpejtuar procesin e përafrimit të Shqipërisë me standartet e Bashkimit Europian, krijimin e një ekonomie tregu që do ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, si dhe do ta bëjmë Shqipërinë një vend mjaft fitimprurës për të zhvilluar biznese të suksesshme", tha Kryeministri Nano.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e bordit të AAEF shprehën vlerësimin për progresin e deritanishëm të Shqipërisë si dhe për përpjekjet që po bën Qeveria Shqiptare në krijimin e një klime mjaft të favorshme për stimulimin e sipërmarrjeve vendase dhe të huaja për investime në vendin tonë.
Fondi shqiptaro-Amerikan i Ndërrmarrjeve ka si qëllim promovimin e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, si dhe ofron financim dhe asistencë menaxhimi për kompanitë shqiptare private,ndërrmarrje ish-shtetërore në proces privatizimi, ndërrmarrje të përbashkëta dhe firma perëndimore të interesuara për të investuar në Shqipëri