Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s z. Joikiro Macura. Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano përshëndeti rolin e z. Macura
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s z. Joikiro Macura.
Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano përshëndeti rolin e z. Macura në zhvillimin e Dialogut të Kulturave dhe Qytetërimeve përmes inisiativave te ndryshme ne te gjithe boten.
Më tej Kryeministri vlerësoi punën që po bën UNESCO në drejtim të hartimit të projekt-konventës për Diversitetin Kulturor, në të cilën Shqipëria po bashkëpunon pozitivisht për miratimin e saj. E ardhmja e njerëzimit nuk mund të imagjinohet uniforme por si një bashkësi identitetesh e kulturash, theksoi Kryeministri, duke shtuar se jane te rëndësishme principet themelore të përbashkëta për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, pluralizmin etj.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion se një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe UNESCO-s është edhe turizmi kulturor edhe për faktin se vendi ynë ka një pasuri të larmishme me vepra të kulturës materiale e shpirtërore të popullit. Ata kane diskutuar mbi zhvillimin e Parkut Kombetar te Butrintit ndersa Kryeministri ka kerkuar gjithashtu vemendjen e posacme ne drejtim te perfshirjes se Gjirokastres ne projektet per ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave te saj unike.
Nga ana e tij zoti Macura u shpreh mjaft i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Shqiptare në realizimin e disa projekteve të përbashkëta. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s vlerësoi shembullin pozitiv të Shqipërisë në tolerancën fetare në procesin e demokratizimit dhe progresit të shoqërisë dhe zhvillimit.