E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, Gjanës: ”T’i japim fermat me qira”



Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ditën e djeshme ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, se qeveria duhet të bëjë çmos që të jepen tokat e lira me qira. Sipas kryeministrit, ka shumë biznesmenë të cilët janë të interesuar që të investojnë në tokën bujqësore ndaj dhe tokat e lira mund të përdoren për këtë çështje duke i dhënë ato me qira. Në fakt Ministria e Bujqësisë ka lëshuar prej kohësh një urdhëresë ku përcakton kontratën dhe detyrimet për lëshimin me qira të 137 590 hektarë tokë që figurojnë si të pandara me Ligjin 7501. Këto toka në pronësi shtetërore do të lëshohem me qira për çdo të interesuar. Tokat e pandara me Ligjin 7501 janë parë si mundësi e mirë për kompensimin e ish-pronarëve. Shtyrja e vazhdueshme e këtij procesi ka bërë që Ministria e Bujqësisë t’i shfrytëzojë këto toka bujqësore për qëllimet e shtetit. Ish-pronarët tashmë duhet të mësohen me idenë se tokat për momentin nuk do të jetë disponibël për Agjencinë e Pronave, por do të shfrytëzohen. Nga gjithë fondi i tokave, rezultojnë 26 377 ha me origjinë nga ish-ndërmarrjet bujqësore që emërohen “disponibël shtetëror” dhe 111 200 ha me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore, që evidentohen si “fond i tokave të pandara”.

20 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›