E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Hashim Thaçi prezantoi sot strategjinë për veriun e Mitrovicës

Prishtinë, 16 janar NOA - Qeveria e Republikës
së Kosovës në takimin e sotëm të saj ka diskutuar në mes tjerash edhe për
Strategjinë për Veriun e Kosovës, të cilën e ka prezantuar kryeministri Hashim
Thaçi.

Ka ekzistuar nevoja për një strategji të re
aktive, një strategji kjo e cila është në pajtim me dokumentin e Ahtisarit,
Kushtetutën e Kosovës dhe në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, e cila do
të reflektojë perspektivë demokratike integruese për veriun e Mitrovicës, në
mënyrë që të forcohet sovraniteti i shtetit tonë dhe respektimi i integritetit
territorial të Republikës së Kosovës, por edhe zgjerimi i funksionalizimit të
ligjshmërisë në çdo cep të Republikës së Kosovës dhe përmirësimi i situatës
ekonomike gjithashtu, ka thënë kryeministri Thaçi.

Sipas Zyrës për Informim të Kryeministrisë
thuhet se kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se kjo strategji përfshin
rekomandime dhe orientime për katër fushat kryesore; së pari fuqizimin e
sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, reformimin e
pushtetit lokal apo decentralizimin me themelimin e komunës së veriut, adresimi
i qeverisjes vendore në tri komunat, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan si dhe
përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike.

Hajdin Islami/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›