PD PS te shkoje ne Kushtetuese ose Strasburg
Mazhoranca parlamentare e ka drejtuar opoziten edhe dje te Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Strasburgut ne lidhje me pretendimin e saj per te hapur kutite e votimit ne komisionin hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo u be e qarte ne letren e gjate qe kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i dergoi homologut te tij socialist Gramoz Ruci per sa u perket kerkesave per hetimin e zgjedhjeve qe iu dorezuan publikisht Kryeministrit Berisha nga ana e kryetarit te PS-se Edi Rama 10 dite me pare. Ne letren e tij Patozi kujdeset te theksoje faktin se mazhoranca parlamentare nuk mund te pranoje nje hetim te pakushtezuar per sa u perket zgjedhjeve te kaluara parlamentare duke theksuar se asnje institucion ne vend nuk mund te kete te drejta te pakufizuara. Ne propozimin tuaj ju rendisni nje seri ceshtjesh te lidhura me zgjedhjet per tu hetuar dhe kerkoni hetim te pakufizuar per te gjitha ato. Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar thekson Patozi ne letren e tij duke cituar edhe vendimet e Gjykates Kushtetuese qe theksojne kete parim. Ne kete kuader Patozi thekson se per ceshtjen e rinumerimit te votave ka marre vendim Gjykata e Apelit ne vend dhe ne kete kuader kemi nje ceshtje qe ka vendim te formes se prere. Nisur nga kjo e vetmja zgjedhje qe u japin demokratet socialisteve eshte kalimi i ceshtjes se hapjes se kutive ne gjykata te vendit apo edhe europiane. Vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk lejojne Komisionin Hetimor Parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj thekson Patozi. Po keshtu ne emer te mazhorances kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike thekson se ne pritje te vendimit te gjykatave kutite e votimit do te qendrojne te paprekura dhe nderkohe komisioni do te hetoje rreth te gjitha ceshtjeve te tjera qe opozita ka kerkuar. Por nderkaq PD thekson se nese PS heq dore nga rinumerimi i votave atehere mazhoranca eshte dakord qe ti kerkojme KQZ-se te zbatoje nenin 178 te Kodit Zgjedhor per trajtimin e materialeve te votimit dhe te terheqim nga arkivi te gjitha materialet qe ai do te arkivoje aty. Por sipas kryetarit te grupit te PD-se mazhoranca nuk mund te shkel asnje rresht te Kodit Zgjedhor ndonese sipas Patozit ky kod nuk pranohet nga ana e kryetarit te PS-se Edi Rama. Nga ana tjeter Patozi thekson se mazhoranca i krijon kujdes te vecante edhe sekretit te votes. Nuk duhet te harroni se sekreti i votes eshte nje nga kushtet me thelbesore te nje procesi te lire zgjedhor dhe zbatimi i plote i Kodit Zgjedhor garanton jo vetem transparencen por mbi te gjitha sekretin e votes i cili eshte parim themelor per zgjedhje demokratike thekson Patozi ne letren drejtuar Rucit. Nga ana tjeter kreu i grupit demokrat thekson se PD eshte dakord me pikat e tjera te shtruara si kerkesa nga ana e opozites per hetim gjate punes se komisionit sic eshte ajo e drejtimit te komisionit nga ana e socialisteve. Dy dite me pare Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi se do ti kthente vete pergjigje liderit socialist Edi Rama pasi ishte kreu i opozites qe i dorezoi oferten ne tryezen e thirrur nga Berisha. Por dje selia blu ka caktuar kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi qe ti pergjigjej homologut te tij socialist Gramoz Ruci.