E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri z.Fatos Nano ka pritur sot ne takime te vecanta ambasadoret e Kanadase, te Egjyptit, Rumanise, ambasadorin e Maqedonise si dhe Koordinatoren e Perhereshme te PNUD-it . Gjate takimit me a

Kryeministri z.Fatos Nano ka pritur sot ne takime te vecanta ambasadoret e Kanadase, te Egjyptit, Rumanise, ambasadorin e Maqedonise si dhe Koordinatoren e Perhereshme te PNUD-it .
Gjate takimit me amb. e Kanadase z.Moran eshte diskutuar rreth bashkepunimit te frytshem te deritanishem si dhe nxitjen e e metejshme te asistences si ne fushen e mbrojtjes, kultures, shkences, teknikes etj. Gjithashtu eshte folur per rolin e komunitetit shqiptar ne Kanada si faktor i rendesishem per bashkepunimin midis dy vendeve.
Ne takimin me amb. e Egjiptit z.Salama eshte shprehur gadishmeria per zgjerimin e bashkepunimit ne fusha me interes reciprok si projekte te ndrysheme te cilet jane ne si investime ne turizem, industri, trajnime ne fushen e medias etj.
Kryeministri dhe ambasadori i Rumanise se bashku me te derguarin e posacem te ministrit te jashtem te Rumanise amb.Georgemiku kane zhvilluar nje takim miqesor ku eshte diskutuar per nje dinamike te re te marredhenieve midis dy vendeve, per shtimin e kontakteve ne nivele te ndryshme si ato te autoriteteve te qeverise, te parlamentit ashtu edhe ne fusha me interes reciprok per Shqiperine dhe Rumanine.
Takimi me ambasadorin e Maqedonise Nikovski eshte perqendruar ne nje pasqyre te zhvillimeve mdis dy vendeve ne funksion te ecurise normale te marrdhenieve edhe ne interesin rajonal. Gjate takimit eshte biseduar ne menyre konkrete edhe per nxitjen ne fushen e bisnesit midis firmave maqedonase dhe shqiptare.
Nje takim i rendesishem ne axhenden e Kryeministrit ka qene dhe ai me Perfaqesuesen e Perhershme te PNUD-it znj.Stacarnerklint. Biseda eshte perqendruar ne prezantimin e projekteve qe implementon PNUD ne Shqiperi ne bashkepunim me qeverine, pushtetin lokal dhe Shoqerine Civile. Disa nga programet e zhvillimit te diskutuara ne kete takim ishin vazhdimi i projektit per mbledhjen e armeve ne bashkepunim me Ministrine e Rendit, programi per forcimin e decentralizimit te Pushtetit Vendor si dhe fillimi i projektit per forcimin e kapaciteteve te koordinimit me qeverine. Gjithashtu nje pike e rendesishme e bisedes ka qene ideja per ngritjen e Pallatit te Kombeve te Bashkuara ne Tirane ku parashikohen te jene te sistemura te gjitha agjensite e Kombeve te Bashkuara, hap i cili eshte perkrahur nga Kryeministri i cili eshte angazhuar per mbeshtetjen ne realizimin e te gjithe projekteve te PNUD-it.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›