U miratuan disa vendime te rendesishme Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një sërë aktesh të rëndë
U miratuan disa vendime te rendesishme
Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një sërë aktesh të rëndësishme ligjorë dhe nënligjorë.
Nje vendim i rendesishem i qeverise i miratuar ne mbledhjen e sotme eshte ai per per dhenien e lejes per hapjen e shkolles se larte universitare jopublike "New York University- Tirana". Me kete vendim i hapet rruge tashme per here te pare fillimit te funksionimit te arsimit te larte jopublik, qe do te theksoja cilesor dhe me eksperience nderkombetare duke krijuar nje alternativ te re, ne pergjigje te kerkesave ne rritje per pranime ne shkollat e larta.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së zhvillimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve. Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) ka propozuar t'i akordojë Shqipërisë një kredi prej 30 milion USD për Projektin e Mirëmbajtjes së Rrugëve. Realizimi i këtij projekti është bashkëfinancim i IDA-s dhe Qeverisë Shqiptare, e cila do të financojë me 7 milionë USD për një periudhë 6-vjeçare, që është dhe koha e realizimit të projektit. Ky projekt perfshin nder te tjera mirembajtjen dhe riparimin e e rreth 1010 km rruge kombetare dhe ura si dhe 1000 km rruge rurale si dhe permiresimin e sigurise se trafikut qe konsiston ne sigurimin e punimeve konsulences per instalimin e pajisjeve te kontrollit te trafikut dhe forcimin e e aftesive institucionale te Shqiperise per te kontrolluar dhe menaxhuar aktivitetet e sigurise ne rruge.
Në mbledhje u miratua vendimi për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrogozhinë – Elbasan, në Qarkun e Elbasanit. Shpronësimi i cili do te perfundoje brenda dates 31Gusht 2002 eshte kërkuar te bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Rrogozhinë – Elbasan. Ky segment është pjesë e rëndësishme e rrjetit rrugor shqiptar.
Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Shkodër – kthesa e Vaut të Dejës, pjesë e segmentit rrugor Lezhë – Shkodër. Rehabilitimi i seksionit të dytë Shkodër – Kthesa e Vaut të Dejës (8.2 km) është faza e dytë e investimit nga buxheti i qeverisë shqiptare për ndërtimin e seksionit rrugor Lezhë – Shkodër (pjesë e Korridorit Veri – Jug), sipas standarteve e parametrave evropianë të ndërtimit.( afati i shpronesimit 31 Gusht 2002)
U miratua vendimi për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore në vëndkalimin kufitar Rips. Forcimi gjithnjë e më shumë i kontrollit në zonat doganore, si dhe funksionimi i vëndkalimit kufitar në zonën e Ripsës ka bërë të domosdoshme krijimin e një zone të re të përhershme doganore në këtë vëndkalim kufitar. Kjo zonë doganore do të shtrihet në territorin midis zonës doganore Kakavijë dhe asaj të Qafë-Botës. Ajo do të kryejë detyra të rëndësishme në kontrollin dhe mbikqyrjen doganore të mallrave, mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë në dhe nga territori i Republikës së Shqipërisë.
U miratua në parim marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për programin pesëvjeçar të zhvillimit, 2002 – 2006. Kjo marrëveshje parashikon ndërhyrjen në fushat e mëposhtme:
a) Modernizimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.
b) Nxitjen e investimeve private
c) Modernizimin e administratës publike dhe vetëqeverisjes
d) Mbështetjen e institucioneve demokratike/bashkëpunimin e parlamenteve
e) Mbështetjen për rregullimin ligjor dhe mbarëvajtjen e shtetit
f) Lehtësimin e pabarazisë ekonomike
g) Mbështetjen për edukimin dhe trajnimin profesional të administratës dhe potencialit shkencor
Për këtë qëllim nga pala greke janë propozuar këto projekte, të cilat janë në pajtim edhe me prioritetet e qeverisë shqiptare:
1. Ndërtimi i pikës kufitare, zyrës së doganës së Konispol
2. Ndërhyrje në rrugën Konispol – Sarandë
3. Ndërhyrje në rrugën Korçë – Pogradec
4. Interkonjeksioni 400 kVA Elbasan – Tiranë – Podgoricë
Ndihma e zhvillimit që Qeveria e Republikës së Greqisë do t'i japë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në kuadrin e kësaj marrëveshje, do të jetë një grant prej 49,89 milionë euro për 5 vjet dhe do të alokohet mbi baza vjetore.
Eshte miratuar gjithashtu, lirimi nga detyra i z. Besim Ndregjoni, drejtor i Institutit te te Perndjekurve Politik dhe emerimin e z. Simon Miraka si drejtor i ketij instituti. Kjo levizje eshte bere me synimin per te rritur profesionalizmin ne drejtimin e Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike, i cili ka pergjegjesi per integrimin e kesaj shtrese ne jeten shoqerore te vendit, si edhe ne pergjigje gjithashtu, edhe te kerkesave te vazhdueshme dhe konsensusit te shoqatave te ndryshme te ish-te denuarve dhe te perndjekurve politik ne lidhje me kete çeshtje.
Qeveria miratoi vendimin për ruajtjen dhe sigurimin e disa objekteve shtetërore. Sipas këtij vendimi, Aeroporti i Rinasit në Tiranë, Porti Detar i Durrësit, Hidrocentrali i Vaut të Dejës në Shkodër, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, F.E.I.K. në Vlorë, Uzina e Azotikut në Fier dhe vlerat monetare në lëvizje të Bankës së Shqipërisë do të sigurohen e ruhen nga Policia e Shtetit. Këto janë objekte të rëndësishme dhe paraqesin rëndësi të madhe nga pikëpamja e veprimtarisë së tyre ekonomike.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për shpronësimet për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i varrezave publike në bashkitë e Pogradecit dhe Beratit.