E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Kroacisë, z. Ivica Racan. Në këtë mesazh kryeministri kroat përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forcim

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Kroacisë, z. Ivica Racan.

Në këtë mesazh kryeministri kroat përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. "Me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë më lejoni t'ju përgëzoj sinqerisht në emër të Qeverisë të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim t'ju uroj sukses të plotë në përmbushjen e kësaj detyre madhore".

"Jam i bindur, vazhdon mesazhi, - se marëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të zgjerohen dhe të thellohen më tej për një përfitim dhe kënaqësi reciproke për të dy vendet dhe popujt", përfundon mesazhi i Kryeministrit kroat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›