Kryeministri: Nuk kam ndërmend të kandidoj për president
TIRANË Duke shfrytëzuar komentin e tij për propozimin e PS-së lidhur me ndryshimet në rregullore, (për të cilat ai shtoi se nuk ka kthim pas), kryeministri Sali Berisha ka theksuar sërish se nuk ka ndërmend që të kandidojë për mandatin e presidentit të ardhshëm. “Nuk mundet asgjë të na imponojë neve hapa prapa. Jo! Ne nuk jemi të pagabueshëm, absolutisht. Prandaj dhe ne pranojmë ta krahasojmë (ndryshimet ne rregullore) me standardet, por nuk pranoj të kthehem tek koha ime. Më keni dëgjuar të them se do të kthehem tek vitet e mia, te koha kur isha President me fuqi ekzekutive, as edhe njëherë. Madje e kam theksuar se as nuk do të jem dhe as e kam ndërmend të jem President dhe as e kam ndërmend të ndryshoj ligjet kushtetuese”, - tha ai.