E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Plazhet jo vetëm privatëve, do ketë edhe publike

Tiranë, 1 Shtator, NOA Update Tua japim plazhin vetëm privatëve është babëzi. Prandaj do të ketë një përqindje të caktuar vetëm për plazhet publike, që do jetë në kujdesin e prefektit.

Një fakt të tillë kryeministri Sali Berisha e ka pohuar ndër të tjera gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke i dhënë porosi të veçantë ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferi të sjellë ligjin në Kuvend i cili do garantojë qytetarët e qyteteve dhe komunave të Ultësirës bregdetare se do ketë plazhe publike për ta.

Duke folur sërish për turizmin, ai tha se grantet e qeverisë në buxhetin e vitit të ardhshëm do të jenë kryesisht të orientuara në zhvillimin e këtij sektori.

Duke kërkuar që buxheti të finalizohet brenda muajit, Berisha foli gjatë për turizmin, pushtimin e plazheve publike dhe ndotjen masive kryesisht në plazhin e gjirit të Durrësit.

"Plazhet private do të jenë me një përqindje të caktuar, ndërsa për ndotësit e hapësirave do të ketë sanksione", tha Berisha.
Më tej, ai shtoi se nuk do të lejohen ndërtime 100 metra në distancë nga bregu, pasi ajo ka qenë dhe mbetet tokë publike.
n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›