E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici-drejtori arsimore, bashkëpunim për rend dhe siguri në shkolla

Gjirokastër, 1 shtator, NOA Fillimi i vitit të ri shkollor 2010 -2011 parashtron detyra jo vetëm për drejtoritë arsimore dhe stafet e shkollave, por edhe forcat e rendit me të cilat kërkohet një bashkëpunim për sigurimin e qetësisë dhe rendit brenda tyre.

Ky fakt u theksua gjatë një takimi dypalësh që u zhvillua sot në Gjirokastër midis drejtuesve të policisë dhe drejtorisë arsimore të rrethit për marrjen e masave të përbashkëta me rastin e hapjes së shkollave.

Qëllimi i këtij takimi ishte hartimi i një plani të përbashkët masash duke synuar rritjen e sigurisë në shkolla duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për zhvillimin normal të procesit mësimor; rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e çdo niveli, pasi shumë shkolla janë buzë rrugëve nacionlae apo rrugëve të brendshme të qyteteve Gjirokastër -Tepelenë , Këlcyrë, Përmet Memaliaj, Krahs , Libohovë etj; si edhe parandalimin dhe goditjen e fenomeve negative si përdorimi i lëndëve narkotike nga nxënësit, të duhanit apo alkoolit.

Për dhënien e orëve mësimore nga specialistë të ndryshëm të policisë për tema të ndryshme , si qarkullimi rrugor, droga, kriminalistika etj.

Nga ana e tij, drejtori i arsimit, Arjan Pano, ka kërkuar që së bashku me policinë të evidentohen ato mangësi që janë vërejtur vitin e kaluar dhe të punohet për ti eliminuar pavarësisht vështirësive, duke përcjellë në komunitet një mesazh të qartë se e ardhmja e fëmijëve është primare për të gjithë ne dhe në shkollat tona siguria e jetës është në parametra optimalë.

Duke përfunduar, ai u ka kërkuar drejtuesve të shkollave që të rrisin kërkesën e llogarisë dhe jo çdo gjë tia kërkojnë policisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›