E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Buxheti 2011, më i madhi deri tani në historinë e vendit

Tiranë, 1 Shtator, NOA Brenda këtij muaji duhet finalizuar nga ministria e Financave buxheti 2011, i cili ka për të qenë më i madhi deri tani në historinë e këtij vendi.

Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke shtuar se duhet miratuar në qeveri buxheti në mënyrë që Kuvendit ti dorëzohet në tetor dhe të ketë gjithë kohën e nevojshme për shqyrtim të hollësishëm".

Sipas tij, pjesë e rëndësishme e këtij buxheti ka për të qenë patjetër zëri i infrastrukturës rrugore, ku qeveria do të planifikojë projekte të reja për rehabilitimin e rrugëve kryesore në vend.

Madje, tha ai, do të iniciohet edhe financimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe asaj të Arbrit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë vuri në dukje faktin se gjatë vitit të ardhshëm do të parashikohet edhe një rritje e re pagash dhe pensionesh, ashtu siç u realizua sipas tij, edhe në buxhetin e këtij viti...(vijon).

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›