Kryeministri Sali Berisha flet nga Himara për krizën politike dhe rezolutën e PE-së Berisha: Hetojmë çdo gjë, jo fletët “Qeveria nuk do propozojë ligj organik për Presidentin”
Kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me socialistët për zgjidhjen e krizës, por pa hapur kutitë. Gjatë një konference për shtyp të dhënë në Himarë për mediat, i pyetur nga gazetarët, Berisha tha se do të zbatojë në detaje rezolutën e Parlamentit Europian për transparencën e zgjedhjeve.
"Ka një rezolutë të Parlamentit Europian. Unë mbetem për zbatimin e saj germë për germë dhe në frymën e saj totale. Rezoluta përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet dhe unë i qëndroj plotësisht asaj, u qëndroj plotësisht ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet. Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe përmirësuar ato, jo duke i shkelur", deklaroi Berisha. Në interpretimin që Kryeministri i bën rezolutës së PE, përfshihet hetimi i materialeve zgjedhore, por që nuk përfshihen fletët e votimit. Duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë për çdo pikë në kuadrin ligjor, Berisha shpreh hapur mendimin se hetimi i zgjedhjeve nuk i përfshin fletët e votimit. "Mendoj se rezoluta ka përcaktuar qartësisht hetimin e materialeve të votimit dhe nëse e keni ndjekur, ju duhet ta dini se ka pasur ndonjë deputet të thekur të majtë që kërkoi më shumë, por 547 deputetë europianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Të gjitha të tjerat, çka është në kuadrin ligjor, çka është në kuadrin kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën", u shpreh kreu i ekzekutivit.
Kryeministri u pyet edhe për mundësinë e propozimit të një ligji organik për institucionin e Presidentit. Kreu i ekzekutivit u shpreh se Presidenti funksionon mbi bazën e kompetencave që i jep Kushtetuta, ndërsa Qeveria, sipas tij, ka tjetër axhendë dhe nuk ka ndërmend të hartojë një ligj për Presidentin. "Unë mendoj se ligji themelor i vendit i ka të përcaktuara të gjitha kompetencat dhe të drejtat e Presidentit të Republikës. A mund të ketë ligj për Presidencën? Shumica e vendeve e kanë. Por, nga ana tjetër, dua të theksoj se detyrimet kushtetuese janë më eprore se të gjitha detyrimet e tjera ligjore. Pra, në qoftë se Parlamenti funksion mbi bazën e një ligji, sepse ka një veprimtari të përditshme, të gjerë, të shumëllojtë, Presidenti funksionon mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese. Zbatimi i tyre me korrektesë është ligji më i mirë për Presidencën e vendit. Unë, natyrisht, ndjek me interes iniciativat e deputetëve. Qeveria vetë nuk ka ndërmend të marrë ndonjë nismë që të bëjë ligjin për Presidencën. Kemi axhenda të tjera. Deputetët, po të duan, mund ta bëjnë", u shpreh Kryeministri i vendit. Propozimi për ligj organik për kreun e shtetit është propozuar dy vjet më parë nga sekretari për çështjet juridike në PS, Fatmir Xhafaj, ndërsa u rimor sërish pak ditë më parë nga deputetët demokratë, të cilët kanë vërejtur mosfunksionim normal të institucionit të kreut të shtetit, që mund të rregullohet me një ligj organik.