Nënkryetarja e grupit socialist të deputetëve u përgjigjet deklaratave të Kryeministrit në Himarë Hysi: Berisha pranoi hapjen e kutive “Të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit”
Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për hetimin e materialeve zgjedhore.
Nënkryetarja e grupit të deputetëve socialistë, Vasilika Hysi, tha dje se më në fund Kryeministri e pranoi se kutitë duhen hapur, i cili nga Himara bëri një interpretim të rezolutës së Parlamentit Europian. "Më në fund Sali Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila ka rënë në vesh të shurdhër. Sigurisht, që u desh plot një vit që Kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar. Por, më mirë vonë se kurrë", u shpreh Hysi. Deputetja socialiste i bëri gjithashtu apel Kryeministrit të heqë dorë nga ideja për djegien e fletëve të votimit me nisjen e hetimit. "Në këtë moment është tejet e rëndësishme që jo vetëm të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, por që Sali Berisha, pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive, të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit", u shpreh Hysi.
Rezoluta
Parlamenti Europian miratoi në fund të muajit qershor një rezolutë për Shqipërinë sipas së cilës, partitë politike duhet të ngrenë sa më shpejt komisionin hetimor parlamentar, ku shumicën dhe drejtimin e tij ta ketë opozita, ndërsa objekt i hetimit të tij të jenë materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershorit. Përcaktimi nga kjo rezolutë i materialeve zgjedhore si objekt hetimi, i ka ndarë sërish palët, ku PS shprehet se në materialet zgjedhore hyjnë edhe fletët e votimit, ndërsa demokratët shprehen se materialet zgjedhore përcaktohen qartë në nenin 178 pika 6 e kodit zgjedhor, të hartuar nga socialistët dhe votuar prej tyre me konsensus. Por që nga dita e miratimit të rezolutës së PE-së, përveç deklaratave përshëndetëse ndaj saj, si PD ashtu dhe PS nuk kanë arritur në një zgjidhje të krizës, për shkak të fatit të fletëve të votimit. Socialistët kërkojnë që të nisin hetimin parlamentar të kutive të materialeve zgjedhore dhe për çdo rast të dyshimtë të kërkojnë hapjen e kutive të fletëve të votimit.
Sekretari socialist për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, është shprehur se "rezoluta e PE-së thotë edhe një gjë tjetër, që është shumë interesante, se duhet të përfundojë sa më shpejt puna e këtij komisioni, në mënyrë që përfundimet e tij të jenë bazë për reformën zgjedhore të pritshme, bazuar edhe në gjetjet e OSBE-ODIHR. Pra, e kushtëzon bërjen e reformës me nevojën e rezultateve të këtij komisioni hetimor parlamentar.