E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë,kërkesë për referendum



Një grup prej 14 qytetarësh nga Tirana paraqitën pranë KQZ-së një kërkesë për organizimin e një referendumi për hapjen e kutive të votimit. Përmes kësaj kërkese, qytetarët ftohen për të votuar nëse duan të rinumërohen apo jo fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara. Në kërkesën e tyre drejtuar KQZ-së, firmëtarët shtrojnë tri pyetje që qytetarët në referendum duhet t'u përgjigjen me "po" ose "jo". A duhet të rinumërohen fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës? A duhet që rinumërimi të bëhet nga shoqëria civile? A duhet që rinumërimi të bëhet nga KQZ-ja?
Grupi i qytetarëve është në pritje të përgjigjes që duhet t'i japë KQZ-ja, e cila sipas ligjit, duhet ta bëjë këtë gjë brenda 20 ditëve. Ndërsa kreu i KQZ-së, Ristani, tha se kërkesa e tyre kërkon plotësime ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›