Kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës që po zhvillon sot në qytetin e Krujës
Kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës që po zhvillon sot në qytetin e Krujës, u ndal dhe në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar 'Gjergj Kastriot Skëndërbeu'.Vizita e Kryeministrit Berisha në këtë muze përkon me 540 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar. Duke folur për përfaqësuesit e medias, Kryeministri rievokoi figurën e Skënderbeut, duke e cilësuar atë si një princ të shkëlqyer jo vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë.