Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën "si
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën "si takim shumë të mirë" dhe paralajmëroi se Kosova është gati për shpalljen e pavarësisë dhe pret njohjen ndërkombëtare."Ka qenë takim shumë i mirë. Ne prezantuam realitetin shumë pozitiv të Kosovës, e cila ka ndërtuar institucione shumë të qëndrueshme multietnike, është gati për shpalljen e pavarësisë dhe pret njohjen ndërkombëtare", theksoi Thaçi pas takimit. "Kosova do jetë vend i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarëte saj. Pavarësia e Kosovës do sjellë paqe e stabilitet për gjithë rajonin", tha kryeministri kosovar, i cili shtoi se në të ardhmen e afërt, Kosova "do të ndërtojë raporte të mira edhe me Serbinë".Ai bëri të ditur se ka pasur një shtrëngim duarsh edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, "ashtu si me gjithë të tjerët". "Kemi pasur një shtrëngim duarsh. Ai është president, unë jam kryeministër, ne u takojmë dy vendeve fqinje të pavarura. Dhe i kemi uruar gjithë të mirat, edhe unë Serbisë, edhe ai Kosovës", pohoi Thaçi.