E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha pret kryetarin e bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi

Kryeministri Sali Berisha priti sot, në zyrën e tij, kryetarin e bashkisë së Pogradecit, zotin Artan Shkëmbi.

Zoti Shkëmbi përshëndeti arritjet e qeverisë, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Berisha theksoi se angazhimi në këtë drejtim është një proces i gjatë dhe ky është vetëm fillimi i këtij procesi, por qeveria është e vendosur ta çojë deri në fund. Në këtë përpjekje është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve dhe i pushtetit lokal.

Zoti Shkëmbi e njohu kryeministrin me përgatitjet e sezonit të ri turistik dhe kërkoi ndihmën e qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe të mjedisit në qytetin e Pogradecit. Bashkia ka dy projekte për përmirësimin e rrugëve të qytetit, si dhe një projekt për pastrimin dhe përmirësimin e plazhit.

Kryeministri Berisha u angazhua për t'i ofruar bashkisë dhe qytetarëve të Pogradecit mbështetjen maksimale nga ana e qeverisë. Qeveria do të konsiderojë mundësinë e financimit të këtyre projekteve rrugore, si dhe mundësinë e angazhimit të strukturave xhenjere të ushtrisë për përmirësimin e plazhit të Pogradecit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›