Kryeministri Sali Berisha u uron besimtarëve shqiptarë ditën e Pashkëve
Kryeministri Sali Berisha vizitoi, të dielën, katedralen e Shën Palit me rastin e Pashkëve. Kryeministri Sali Berisha i uroi Arqipeshkvit të Metropolit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, besimtarëve katolikë dhe gjithë popullit shqiptar ditën e Pashkëve, ditën e ringjalljes, të besimit dhe shpresës tek çdo njeri për të ardhmen dhe më të mirën, ditën e besimit tek Zoti.