E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Sali Berisha takon Ministrin e Tregtisë së Kosovës Bujar Dugolli

Sot paradite, kryeministri Berisha priti në një takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, zotin Bujar Dugolli.

Kryeministri Berisha vlerësoi arritjet e qeverisë së Kosovës në ndërtimin e nje shoqërie demokratike si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Nga ana e tij, zoti Dugolli falenderoi Kryeminstrin Berisha për mbështetjen dhe përkrahjen e gjithëanshme politike që Shqipëria po i jep Kosovës ne arenën ndërkombëtare, në rrugën e saj drejt pavaresise.

Në takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve të hapura ekonomike dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Berisha dhe zoti Dugolli e përqëndruan bisedën e tyre në lehtesimin e levizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës rrugore, aktivizimit të aeroportit të Kukësit për fluturime të brendëshme, si dhe nepërmjet lehtësimit të taksave te aeroportit.

Duke folur për bashkëpunimin në sektorin energjitik, Kryeministri Berisha u shpreh se unifikimi i sistemit energjitik, do te shërbejë në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në fushën e ekonomisë. Gjithashtu lehtësimi apo heqja e barrierave për lëvizjen e lirë të produkteve, sidomos atyre bujqësore e blegtorale, do të nxisë intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›