E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi udhëtoi për në Dubrovnik

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 09:54

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për në Dubrovnik, ku do të marr pjesë në Samitin e Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me kryeministren Jadranka Kosor.

Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti.

Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›