E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPB-ja reagon ndaj deklaratës "Ministrisë për Kosovën"

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 10:30

Ministria e Punëve të Brendshme Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së të ashtuquajturit Ministër për Kosovën Goran Bogdanovic, kinse institucionet e Republikës së Kosovës, po tentojnë që “përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë”.

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se: “Ky pretendim është jo racional, i pabazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të pajisjes së rreth tridhjetë mijë e pesëqind qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›