"Kercenimi per zgjedhje te parakohshme, alibi"
Kercenimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per zgjedhje te parakohshme dhe per bojkot te Parlamentit jane alibi e tij per te fshehur humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ky eshte vleresimi qe jep per kete ceshtje, Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se, Leonard Solis. Sipas tij, perpara se Rama te bertase per vjedhje nga koalicioni tjeter fitues i zgjedhjeve, duhet te sqarohen partite brenda koalicionit me PS-ne per vjedhjen e votave te tyre, sic eshte dhe PBDNJ. "Dy standarde nuk mund te kete, kur e grabisin bertet dhe kur grabit hesht. Sic i ndoqem dhe zhvillimet e pjesshme te Kongresit me dyer te mbyllura, Rama vetem per humbes nuk foli, por si gjithnje gjate ketyre dy muajve bertiti per grabitje te votave", deklaroi Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se. Lidhur me doreheqjen e Arben Malaj nga gara per kreun e ri te PS-se, Solis theksoi se Malaj mbart vlera te medha ne PS dhe ka kontribuar per te, por ne momentin qe aty nuk ka me demokraci, doreheqja e nje njeriu si ai eshte me se e drejte. Sipas tij, kryetari ne detyre i PS-se, Edi Rama, ka humbur standardet e zgjedhjeve te brendshme ne kete parti, duke mos i lene mundesi zgjedhjes se lire te anetareve socialist.