E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Per te folur per Edi Ramen, pyesni nje psikiater

"Per te folur per Edi Ramen, duhet te pyesni nje psikiater". Kjo ishte pergjigja qe kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ktheu ne lidhje me akuzat qe beri ndaj tij, kryetari i Partise Socialiste, Rama. Sipas Metes, nuk kane asnje baze logjike deklaratat e Rames, per ekzistencen e nje LSI-se tjeter nga ajo qe ekziston aktualisht. "Fakti qe z. Rama ka shpallur nje LSI, nuk me cudit sepse ky mentalitet i tij bizantin, ka qene ne themel te fatkeqesise qe e ka kapluar, qe con ne ato shperthime qe nuk mund te komentohen nga asnje politikan perfshire dhe mua, por per te cilat duhet te pyesni ndonje psikiater", deklaroi Meta. Sipas kryetarit te LSI-se, ai ishte i mesuar me diversionin politike dhe te tilla perpjekje nga ana e kryetarit te PS-se, nuk perbenin ndonje problem. "Po une me shpalljen e LSI, qe bene zoti Rama jam mesuar, se ka shpallur LSI-ne e atij Sanxhakut ne Lushnje, ka shpallur dhe disa LSI te tjera neper Shqiperi", ironizoi Meta. Sipas tij, PS duhet te angazhohej per te bere nje opozite te forte dhe te qendronte larg aludimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›