E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: S'kam asnje kontakt me Ramen, une jam terhequr nga politika aktive

Nenkryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi, ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", ka mohuar te kete kontakt politik me kryetarin ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama, pasi sipas tij nuk ka asnje ambicie politike. "Une e kam lexuar ndryshe ate deklarate, simbolika eshte tjeter me sa kuptoj. Une s'kam asnje kontakt me Ramen dhe me askend tjeter, s'kam ndermend te kem kontakt, jam terhequr nga politika aktive, por do ta ndjek politiken si qytetar", deklaroi Xhufi, duke iu referuar deklarates se dy diteve me pare te liderit ne detyre te PS-se, i cili theksoi se do te bashkepunoje me 5 anetaret e distancuar te Levizjes Socialiste per Integrim. Ish-deputeti i LSI-se, sqaron se ajo qe ka lexuar nga kjo deklarate e Edi Rames, eshte krejt ndryshe. Sipas tij, simbolika e asaj deklarate eshte qe ato do te bashkepunojme me ata qe jane te majte dhe me te gjithe ate popull qe ka qene i majte, qofte edhe qe militant ne parti te tjera. "Ky eshte kuptimi im, pavaresisht emrave qe jane thene aty. Nuk behet fjale per emra, por per njerez qe kane nje pozicionim te caktuar politik. Une s'kam asnje ftese nga Rama, as une dhe me sa di as une asnje nga keta shoket e tjere qe jane distancuar nga LSI-ja", sqaroi Pellumb Xhufi. I pyetur per marredheniet me Levizjen Socialiste per Integrim ne te ardhmen, nenkryetar i kesaj partie thote se natyrisht me nje LSI qe ka ndryshuar pozicionim dhe ka dale nga bregu tjeter, nuk ua lejon integriteti, nuk ua lejon programi i asaj partie qe eshte ne kundershti me zgjedhjen e re qe ka marre Kryesia e LSI. Pas vendosjes se LSI per te bashkeqeverisur me PD, pese anetare te LSI-se, Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi dhe Mustafa Muci, u distancuan nga kjo parti, duke e kundershtuar kete vendim. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›