Strategjitë e terrorizmit në shekullin XXI
Jemi afër 93-vjetorit të ditëlindjes së Nelson Mandelës, dhe mbahet mend se vetëm në 2008, autoritetet amerikane e hoqën nga lista e zezë e terroristëve: ishte aty (gabimisht!) që nga koha e aparteidit në Afrikën e jugut. Sot Mandela është një ish “partizan”. është relativiteti i etiketave! Gjithmonë i pranishëm, terrorizmi godet përsëri: siç ndodhi gjate gjatë lojërave olimpike në Kinë; apo në Turqi; por edhe të përditshme në Afganistan dhe Irak. Mbi të gjitha në forma të reja terrorizmi. Kemi pothuajse 130 përkufizime të terrorizmit. Asnjëra prej tyre s’ka një unanimitet. Disa pre tyre janë tautologji (terrorizmi kërkon të bëjë terror), disa të tjera janë implicite e të tjera eksplicite. Por të gjithë janë dakord se, terrorizmi bashkëvepron mbi objektiva politikë, me përdorimin e paligjshme të dhunës dhe ofendon pa dallim një popullsi. Por, duke filluar që nga luftë dhe guerilje, jo çdo dhunë varet nga terrorizmi, që shpesh ka qëllon mbi civilë, mediatikisht si të “pafajshëm”, një kapërcim të gjithë për të dhënë një gjykim moral mbi terrorizmin, pa e shpjeguar (se edhe luftërat qëllojnë viktima civile). Terrorizmi është një sipërmarrje ilegale; tenton të destabilizojë pushtetin politik, por nuk ngatërrohet me subversionin ose me një propagandë të thjeshtë nëpërmjet aksionit; tenton të shtijë frikën, por mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Bën krime: por jo të gjithë kriminelët kanë si qëllim destabilizimin e shoqërisë: sepse nuk kanë fitim. Pra termi “terrorist” mbetet i zbehtë, dhe lehtësisht mund të manipulohet sipas orekseve oportuniste ose të frazeologjisë metaforike, që rrezikojnë t’ia heqin çdo kuptim. Diversiteti që hyn nën emrin “terrorizëm” bën të mundur tendencën për të gjykuar mundësinë apo pamundësinë për “të justifikuar terrorizmin” (i përhershmi debat i lodhshëm mbi dënimin në mënyrë kolektive, sipas parimit “qëllimi justifikon mjetin”).
Sot rëndësia e terrorizmit nuk vjen prej numrit të viktimave që sjell - në shumë raste konfliktet apo luftërat bëjnë më shumë viktima, pa sjellë shumë reagime - por nga fakti se fillimi i saj në shkallë globale bën të mundur hyrjen në një epokë tjetër të luftës e të armiqësisë. Terrorizmi global nuk ka të bëjë më me partizanin tradicional. Në kundërshtim me guerrilierin, ai nuk kërkon të marrë pushtetin a të kontrollojë fizikisht një territor si bazë logjistike e zonë rekrutimi. Ai bën një luftë asimetrike, ku kompjuteri a telefoni kanë më shumë rëndësi sesa armët e municionet. Duke goditur shpesh ushtarakë dhe civilë, ai synon rrënimin e pozicioneve armike, pa ndjekur hiç konceptin “ e rezistencës pa kryetar”, pra pa pasur një kontroll vertikal dhe një komande të centralizuar (Al Kaeda është vetëm një markë terrorizmi), pra duke mos i ndjekur asfare dallimet e një lufte tradicionale, klasike. Ndër të tjera është e pagjindshme si një multi-nacionale: në shprehjen “terrorizëm ndërkombëtar” ka më shumë rëndësi mbiemri “ndërkombëtar”. Fronti i tyre nuk është kurrë i lokalizueshëm: në të gjitha apo në asnjë vend. Aksioni i tyre nuk ka një seli territoriale, as linja gjeografike të qarta. Areali i tyre është më shumë hapësira sesa Toka. Por mbi të gjitha rëndësia më e madhe është psikologjike. Për të shkaktuar frikë, ankth dhe dyshim, të godasë imagjinatën për të pasur efektin emocional, pra terrorizmi global ka për qëllim të ofendojë në planin psikologjik, që t’i tejkalojë viktimat. Kjo u pa me ngjarjet e 11 shtatorit 2001 me sulmin në Nju Jork të SHBA-ve ndaj dy kullave binjake tregtare. Ndan viktimat nga objektivat e vërtetë, efekti material dhe efekti psikologjik, ku i pari i shërben të dytit. Qysh në vitin 1962 filozofi Raymond Aron thoshte: “ një aksion i dhunshëm është terrorist kur arrin të ketë efekte psikologjik në shporpocional me atë fizike.
Dhuna terroriste është dhunë kur ka dhunë të reflektuar, me një objektin me projeksion më të madh sesa interesi imediat, aq sa shkon në mediatologji: mesazhi i saj është dëmi. Një atentat terrorist bën më pak viktima sesa telespektatorë. Dhe këtu është lidhja intime dhe traumatizuese midis terrorizmit dhe opinionit publik. Terrorizmi lidhet me shumë me atë çfarë thuhet dhe me atë që tregon: vetën shpërndarja mediatike i jep rëndësi e duhur aktit terrorist, pra edhe media është pjesëmarrje në terror. Në këtë mënyrë pra terrorizmi është fëmija i një shoqërie komunikimi dhe të spektaklit. Shoqërisë së spektaklit i afron terrorizmi i spektaklit - terrorizmi si spektakël. Ja përse shoqëria është e dobët nga përhapja e saj virale, krejt siç është e brishtë edhe ndaj viruseve të tjera.
Në përfundim terrorizmi është dhunë simbolike, në kuptimin më të fortë të termit. Dhunë simbolike e asocuar me struktura operacionalë, që kërkon të destabilizojë shpirtrat, dukje provokuar një ekses të realitet dhe duke shfronësuar një tip realiteti. Me karakterin e saj të paparashikueshëm, terrorizmi habit një shoqëri ku bërja politikë kalon nëpërmjet anashkalimit të dhunës, duke harruar se lufta vazhdon në politikë vetëm se me mjete të tjera. Pushteti publik ka folur pa u lutur shumë për një “luftë kundër terrorizmit”, por lufta, si gjithmonë, përthyen një vullnet politik. Dhe pastaj nuk ka luftë pa një armik të deklaruar. Në kundërshtim me luftën konvencionale apo gueriljen, terrorizmi nuk ka një status juridik mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, dhe kështu nuk mund të njihet nga shtetet. Me ata nuk negociohet, as bëhet paqe. Nuk është një armik i “njohur a deklaruar”, pra ka degraduar në një situatë infra-politik, ku është anashkalohet çdo rregull loje politike. Trajtohet si një sipërmarrje kriminale, është kompetencë e policisë, me konsekuencën për t’i mohuar çdo karakter politik dhe për të gjeneruar një formë të re të kriminalizimit të Politikës. Prej këtu lind “ekuivoku” i “luftës kundër terrorizmit”, sepse t’i shprehësh terrorizmit luftën, është sikur e “njeh”, kur në një vend tjetër e ke mohuar, duke e bërë çështje të policisë. Mund të ndiqet terrorizmi me mjete policore, por për ta shfarosur afërmendsh se nevojitet politika. Deri tani terrorizmi e ka detyruar shoqërinë liberale të përdorur kundër tyre masa të veçanta, si survejimin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe duke e detyruar të përdorë torturën, internimet arbitrare dhe burgimet sekrete – paçka se zyrtarisht këto praktika janë të ndaluara. Fitorja më e madhe e tyre? Deklarimi i tyre si armiqtë absolutë. I kanë shtyrë në të njëjtin terren: rasti i Guantanamos është simbolik. Prej andej po vjen mbizotërimi i idesë se gjithçka lejohet kundër terroristëve, sepse terroristë janë të gatshëm për gjithçka. Filozofja Hannah Arendt e ndante “armikun objektiv” nga të “dyshuarin”, por kjo ndarje është hequr në manualet e luftës kundër terrorizmit. Liritë civile, pra, ranë si efekte anësore. “Të godasim 1 për të edukuar 100”, thoshte Stalini, një ekspert i fushës.
Përgatiti L. Lita
*Alain de Benoist është një Maitre a penser i së “Djathtës së re” franceze, merret me tema filozofike, sociale e gjeopolitike, si dhe me historinë e ideve politike. Ka analizuar edhe çështjet e religjionit në botën bashkëkohore dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë analizës së konceptit të demokracisë, duke u ndalur, si tek potencialet, ashtu edhe tek limitet. Anti-imperializmi i tij e ka shtyrë shpesh të pozicionohet tek pozicionet sovraniste të Botësë së Tretë, në kuptimin e nevojës që secili popull të mbrojë vlerat e veta. Rinia e tij u shënua nga Lufta e Algjerisë. Në vitet ‘60 bashkëpunoi me revista të djathta si Cahiers universitaires, Europe Action dhe Defense de l’Occident. Ka qenë kryeredaktor i Observateur Europeen, i revistës Nouvelle Ecole, i Midi-France, kritik letrar nga l970 në vitin l982, i Valeurs actuels, Spectacles du monde dhe Figaro-Magazine. Ka qenë drejtor i revistës Krisis, të themeluar prej tij në vitin l988, ndërkohë që ka drejtuar kolona të ndryshme pranë botimeve Copernic.
...