Kryeministri belg anulon vizitën në Tiranë
16/02/2010 Tragjedia hekurudhore
Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës Yves Leterme, ka anuluar vizitën e tij zyrtare që do të zhvillonte sot në Tiranë, për pasojë të aksidentit tragjik hekurudhor, ndodhur në vendin e tij. Kryeministri Sali Berisha shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Ky aksident e gjeti kryeministrin Leterme në Kosovë dhe sonte (dje) ai do të ishte mik i yni, për të nisur nesër (sot) një vizitë zyrtare, historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. I shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Jam i bindur se vizita historike, e parashikuar, do të zhvillohet në një kohë të përshtatshme për kryeministrin Yves Leterme”, tha Berisha. Tragjedia, ndodhi dje në hekurudhat belge, ku si pasojë e një përplasjeje mes dy trenave të pasagjerëve rezultojnë të vdekur rreth 25 persona e shumë të tjerë janë plagosur. Një prej dy trenave udhëtonte me 60 kilometra në orë. Përplasja mes dy trenave mësohet se ndodhi në zonën jugperëndimore të Brukselit, rreth orës 08:30 të mëngjesit. Hipotezat mbi shkaqet e kësaj tragjedie, të ngritura deri më tani janë dy. Mendohet se mund të ketë qenë një gabim njerëzor, ose një defekt teknik.