E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri belg sot në Tiranë



Kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme konfirmoi mbrëmë se nuk do të anulojë vizitën në Tiranë. Zyra e shtypit e Kryeministrisë shpërndau axhendën e kreut të Qeverisë belge, i cili do të pritet në orën 09.30 nga homologu i tij Sali Berisha dhe nga ora 09.40 deri në 10.00 do të ketë me të një takim kokë më kokë. Më pas axhenda vijon me një takim mes dy delegacioneve dhe në orën 10.50 dy kryeministrat do të dalin në një konferencë për shtyp. Në orën 11.30 Kryeministri i Belgjikës do të takojë Presidentin Topi. Vizita e tij në Tiranë u vu në dyshim për shkak të një tragjedie në afërsi të Brukselit, ku pas një përplasje trenash humbën jetën 18 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›